Ndërlidhjet

Nëntë sirianë të vrarë pas shpërthimit të një mine


Shpërthimi i kontrolluar i një mine në Siri. Fotografi ilustruese.
Shpërthimi i kontrolluar i një mine në Siri. Fotografi ilustruese.

Nëntë civilë në Siri janë vrarë nga shpërthimi i një mine të vendosur nga militantët, raportoi më 27 shkurt media shtetërore siriane.

Kjo është tragjedia e fundit që ka prekur gjuetarët e tartufit në fshatin e shkatërruar nga lufta në vendit.

Në provincën qendrore të Hama, një minë tokësore ishte lënë pas nga militantët nën makinën e tyre, "nëntë qytetarë janë vranë dhe dy të tjerë janë plagosur... në fshatin lindor të Al-Salamijah", tha agjencia zyrtare e lajmeve SANA.

Sipas Vëzhguesit siriane për të Drejtat e Njeriut, viktimat ishin në shkretëtirë duke kërkuar për tartuf, një delikatesë që mund të arrijë shuma marramendëse.

Sipas Vëzhguesit, i cili ka një rrjet të gjerë burimesh brenda Sirisë, më 18 shkurt të paktën 68 individë që po kërkonin tartuf në një shkretëtirë në krahinën fqinje të Homsit, u vranë në një sulm të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.

Vëzhguesi sirian tha se IS-i po shfrytëzonte nga korrja vjetore e tartufit, sezon e cila është nga shkurti deri në prill, për të kryer sulme.

Vitet e fundit, rajonet qendrore, verilindore dhe lindore të vendit kanë parë një rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve të lidhura pikërisht me gjetjen e tartufit, viktima ku janë të përfshira edhe gra dhe fëmijë.

Sipas Vëzhguesit, në luftën civile 12-vjeçare të Sirisë, eksplozivët e vendosur në fusha, përgjatë rrugëve madje edhe në ndërtesa nga të gjitha anët, kanë vrarë qindra qytetarë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.

Gjithashtu, Kombet e Bashkuara kanë thënë se në të gjithë Sirinë, mbi 10 milionë njerëz jetojnë në zona të kontaminuara nga mjete shpërthyese.

Që nga shtypja brutale e protestave anti-qeveritare në mars 2011, kur shpërtheu kriza në Siri, 500 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG