Ndërlidhjet

Dhjetëra pacientë me koronavirus në Kosovë në gjendje të rëndë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Tetëdhjetë e tre pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, njoftoi të hënën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Një ditë më herët, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ishte 87.

Në total, në spitalet e Kosovës janë 1,115 pacientë pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 1,038 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Numrin më të madh të pacientëve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 431.

Të dielën, në Kosovë janë konfirmuar edhe 24 viktima nga koronavirusi dhe 890 raste të reja të të infektuarve.

Më 5 shtator, numri i qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit ka qenë 307,467.

XS
SM
MD
LG