Ndërlidhjet

Një viktimë dhe tre të infektuar me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u raportua të hënën një viktimë nga koronavirusi.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për tre raste të reja të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,298 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak, 20 pacientë u konfirmuan si të shëruar.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 438.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në muajin mars.

Deri të hënën janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina.

Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht ka kaluar 703,000.

XS
SM
MD
LG