Ndërlidhjet

SHBA-ja mund të ketë edhe 100 mijë vdekje nga koronavirusi


Pamje nga një stacion i metrosë në Nju Jork
Pamje nga një stacion i metrosë në Nju Jork

Shtetet e Bashkuara parashikohet të kenë edhe 100,000 vdekje të tjera nga koronavirusi deri më 1 dhjetor.

Ky vend është nën kthetrat e valës së katërt të infeksioneve, të shkaktuara nga varianti Delta.

Parashikimi u bë nga modelet e shikuara në Universitetin e Uashingtonit.

Aktualisht, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA është mesatarisht 1,100 në ditë - një nivel që nuk është parë qysh në mes të marsit.

Në spitalet amerikane, ndërkaq, janë të shtrirë mbi 100,000 pacientë me koronavirus.

Infeksionet e konfirmuara ditore sillen në afro 150,000.

Në SHBA, 52 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe 61 për qind kanë marrë së paku një dozë.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga kororonavirusi.

Mbi 38 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 633,000 kanë humbur jetën.

Video:

Pse kaq shumë fëmijë në SHBA po preken nga COVID-19?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

XS
SM
MD
LG