Ndërlidhjet

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë


Qendra Klinike Universitare e Kosovës - foto arkivi
Qendra Klinike Universitare e Kosovës - foto arkivi

Tri raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,091 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak u shëruan dy pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 104.

Kosova, në total, ka regjistruar 107,906 raste pozitive.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,538 janë shëruar.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është fushata e vaksinimit masiv, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të imunizohen.

Vaksinat që jepen në Kosovë, janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG