Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin lindor të minierave të kripës Soledar, në një ofensivë të vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e ka përshkruar si "maniake". Më 10 janar, kreu i grupit mercenar Vagner, ushtarët e të cilit mendohet se po drejtojnë ofensivën në Soledar, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se ata kishin marrë pothuajse të gjithë qytetin, por tha se kishte ende luftime të ashpra në qendër të qytetit. Ukraina tha se trupat e saj ende janë duke luftuar në Soledar.
Kapja e Soledar-it dhe minierave të tij të kripës do të kishte vlerë simbolike, ushtarake dhe komerciale për Rusinë dhe do të ishte fitimi më thelbësor i Moskës në fushën e betejës pasi një sërë pengesash. Vlerësohet se ka 200 kilometra tunele minerare të papërdorura që përshkojnë zonën përreth.
Në vitin 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi aktiviteti i minierës së kripës pritej që t'i dominonte tregjet perëndimore, pasi Rusia bllokoi importet e saj.
(Kjo fotogaleri për herë të parë u publikua më 15 qershor 2019).
Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Facebook Forum