Ndërlidhjet

Stërvitjet ushtarake në Poloni të udhëhequra nga SHBA-ja

Mijëra ushtarë amerikanë, polakë dhe francezë morën pjesë në stërvitjet ushtarake të quajtura Defender Europe 2022 në një poligon ushtarak pranë Orzyszit në Poloni. Këto imazhe të bëra gjatë javës tregojnë forcat ajrore dhe tokësore duke praktikuar ato që ushtria amerikane tha se janë operacione mbrojtëse që synojnë të demonstrojnë përkushtimin e Uashingtonit ndaj aleatëve të tij në NATO.

Stërvitjet u zhvilluan mes tensionesh me Rusinë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës, i cili po i afrohet ditës së 100-të. Polonia kufizohet me Ukrainën dhe ka pranuar mijëra refugjatë që ikin nga luftimet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Trego më shumë

XS
SM
MD
LG