Të paktën 16 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Pasojat e sulmit rus me dronë dhe raketa në kryeqytetit e Ukrainës, Kiev, 28 gusht.
Të paktën 16 njerëz janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e së enjtes, njoftuan autoritetet lokale.
Rusia e kreu këtë sulm të madh në një kohë kur përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mbi trivjeçare po hasin vështirësi.
Katër fëmijë, të moshës 2, 14 dhe 17 vjeçe, janë në mesin e të vrarëve, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës së qytetit të Kievit.
Numri i viktimave pritet të rritet teksa ekipet për shpëtim po punojnë në vendngjarje për t’i nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.
“Rusia i zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një postim në X pas sulmit.
“Ne presim reagim nga të gjithë ata që kanë bërë thirrje për paqe nga e gjithë bota, por që sot gjithnjë e më shpesh po heshtin në vend se të mbajnë qëndrim parimor”, theksoi Zelensky.
Rusia përdori dronë mashtrues, raketa lundruese dhe raketa balistike, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës së qytetit të Kievit.
Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën. Pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare në qendër të qytetit, dhe mijëra dritare u thyen, tha ai.
Si pasojë e sulmeve ruse, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka.
Sulmi masiv rus dëmton zyrat e REL-it në Kiev
1/10Në një video nga kamerat e sigurisë, e publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë se shpërthimet pranë zyrës së Radios Evropa e Lirë në Kiev u shkaktuan nga dy raketa që goditën drejtpërsëdrejti.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
2/10Raketat ranë mbi ndërtesa civile, shumë afër redaksisë së Radios Evropa e Lirë.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
3/10Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steve Capus, tha se “dëshmitarët e ngjarjeve në Ukrainë nuk duhet të lëndohen kurrë”.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
4/10“Edhe pse zyrat e REL-it pësuan dëme, jemi me fat që duket se asnjë nga punonjësit tanë nuk është plagosur. Të jeni të sigurt se gazetarët tanë do të vazhdojnë punën e tyre jetike. Lutjet tona janë për familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme, si dhe për ekipet e ndihmës së parë të Ukrainës”, tha Capus.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
5/10Dëme pësoi edhe ndërtesa e zyrës përfaqësuese të Bashkimit Evropian, në afërsi. Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e dënoi sulmin.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
6/10Së paku 15 persona humbën jetën, përfshirë edhe tre fëmijë, nga sulmi masiv i forcave ruse në Kiev dhe qytete tjera të Ukrainës. Dhjetëra të tjerë u plagosën.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
8/10Numri i viktimave pritet të rritet derisa ekipet për shpëtim punojnë në vendngjarje për t’i nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
9/10Sulmi ndodhi në kohën kur përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mbi trivjeçare në Ukrainë, po hasin në vështirësi.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
10/10“Rusia i zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Rusia vazhdimisht mohon se sulmon objektivat civile.
Si pasojë e një sulmi ajror rus në orët e para të 28 gushtit, zyra e Radios Evropa e Lirë në Kiev pësoi dëmtime. Dritaret e disa hapësirave të redaksisë u thyen, ndërsa u dëmtua edhe një pjesë e pajisjeve teknike. Të plagosur nuk ka. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide
Sulmet ruse goditën pjesën qendrore të Kievit, një nga rastet e rralla që sulmet kanë depërtuar thellë brenda kryeqytetit ukrainas që prej fillimit të pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Sulmi i së enjtes është sulmi i pari i madh dhe i kombinuar me dronë dhe raketa që Rusia e kryen në Kiev që prej takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë në fillim të këtij muaji, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Derisa dukej se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës morën vrull menjëherë pas atij takimi, pak hollësi janë bërë të ditura për hapat e mëtejshëm.
Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Putinin se po i zvarrit përpjekjet për paqe dhe se po i shmangie bisedimet, ndërkohë që trupat ruse depërtojnë më thellë brenda Ukrainës.
Këtë javë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas e pranuan se forcat ruse kanë depërtuar në rajonin e tetë të Ukrainës, në kërkim të kapjes së më shumë tokave.
Zelensky shpreson për sanksione më të ashpra amerikane për ta gjunjëzuar ekonominë ruse, nëse Putini nuk tregon seriozitet për përfundimin e luftës.