Ndërlidhjet

Gjashtë të vrarë nga të shtënat në një universitet në Rusi


Vendi ku ka ndodhur sulmi në qytetin Perm të Rusisë, 20 shtator, 2021.
Vendi ku ka ndodhur sulmi në qytetin Perm të Rusisë, 20 shtator, 2021.

Së paku gjashtë persona u vranë, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një universitet në qytetin Perm të Rusisë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmuesi u plagos gjatë kapjes.

“I dyshuari është identifikuar. Gjatë arrestimit të tij, ai rezistoi dhe u plagos”, tha Komiteti Hetues, i cili fillimisht raportoi për tetë persona të vrarë.

Sipas mediave lokale, personi i armatosur hyri në një nga ndërtesat e universitetit dhe hapi zjarr.

Qyteti Perm, me rreth 1 milion banorë, ndodhet rreth 1,400 km në verilindje të Moskës.

Sulmi është i dyti i madh në një shkollë ruse brenda katër muajsh.

Në maj, Ilnaz Galyaviev sulmoi një shkollë në Republikën e Tatarstanit, duke vrarë nëntë persona.

XS
SM
MD
LG