Ndërlidhjet

Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e sulmeve masive ruse


Pamje nga Ukraina pas sulmeve ruse me dronë.
Pamje nga Ukraina pas sulmeve ruse me dronë.

Të paktën tre persona janë vrarë dhe shumë rajone ukrainase janë përballur me ndërprerje të energjisë të martën, si pasojë e sulmeve të Rusisë që raportohet të kenë qenë ndër më intensivet prej nisjes së luftës.

Edhe Polonia fqinje i ka aktivizuar aeroplanët e vet për ta mbrojtur hapësirën ajrore në kohën sa ka pasur sulme, ka bërë të ditur ushtria polake përmes një postimi në X – dikur Twitter.

“Rusia është duke sulmuar sërish infrastrukturën tonë të energjisë. Si rezultat, për ndërprerje të energjisë është raportuar në disa rajone ukrainase”, ka bërë të ditur Ministria ukrainase e Energjisë përmes një postimi në Telegram.

Ukrainasit pa rrymë dhe ujë për dush si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike Ukrainasit pa rrymë dhe ujë për dush si pasojë e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:57 0:00

Zjarret është thënë të kenë shpërthyer në disa rajone si rezultat i “sulmeve masive me raketa dhe dronë”, ka bërë të ditur operatori i energjisë Ukrenergo, teksa temperaturat atmosferike ulen çdo ditë e më shumë.

Në mesin e të vrarëve është raportuar të jetë një fëmijë katërvjeçar ndërsa disa fëmijë tjerë janë në mesin e të plagosurve.

Rusia i ka intensifikuar sulmet edhe në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa në ditët e fundit. Sipas autoriteteve ukrainase këto janë përpjekje për të shkatërruar plotësisht logjistikën detare.

Sulmet e fundit kanë ardhur pas negociatave të zhvilluara në fundjavë, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë zhvilluar ndaras me delegacionet ruse dhe ukrainase në Majami, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff ka thënë se bisedimet kanë qenë “konstruktive” por që nuk ka shenja të ndonjë përparimi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG