Ndërlidhjet

Sulmi në Norvegji duket se është "akt terrorizmi"


Policia pranë vendit ku ndodhi sulmi në qytetin Kongsberg të Norvegjisë, 13 tetor, 2021.
Policia pranë vendit ku ndodhi sulmi në qytetin Kongsberg të Norvegjisë, 13 tetor, 2021.

Sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, duket se ishte akt terrorizmi, tha Shërbimi i Sigurisë i Norvegjisë (PST).

Sulmi ndodhi të mërkurën në një dyqan dhe lokacione të tjera të qytetit Kongsberg.

Sulmuesi i dyshuar u identifikua si Espen Andersen Brathen, shtetas danez, 37 vjeç.

Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri, të moshës midis 50 dhe 70 vjeç.

Policia tha se i dyshuari, i cili është konvertuar më herët në Islam, do të dalë para gjykatës të premten.

PST veçoi të enjten aspekte të ndryshme të sulmit për të shpjeguar, siç tha, besimin e agjencisë se veprimet e të dyshuarit “duket se përbëjnë akt terrorizmi”.

“Sulmet ndaj njerëzve të rastit në vende publike janë metodë e përsëritur e islamistëve ekstremistë që kryejnë terror në Perëndim”, tha agjencia.

“Ky është një sulm i kryer nga një ose disa autorë, me lloje të thjeshta armësh, kundër caqeve me pak ose aspak masa sigurie”, thuhet në deklaratë.

PST tha se hetimet do t’i sqarojnë më në detaje motivet e incidentit.

Video:

Pesë të vrarë nga shigjetat në Norvegji
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:42 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG