Ndërlidhjet

Sulmi ajror rus vret gjashtë persona në një fshat afër Kievit


Fotografi ilustruese. Ndërtesë e shkatërruar nga sulmet në Ukrainë.
Fotografi ilustruese. Ndërtesë e shkatërruar nga sulmet në Ukrainë.

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit, tha policia rajonale më 4 mars.

Dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në sulmin ajror dhe u dërguan me urgjencë në spital, tha policia rajonale e Kievit.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha më herët gjatë ditës se që nga mesnata e 3 marsit, u regjistruan 1006 viktima, përfshirë 331 vdekje, të regjistruara mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Deklarata tha se numri real i viktimave në mesin e civilëve në Ukrainë mund të jetë shumë më i lartë.

Shifrat e OKB-së bien ndesh me ato të autoriteteve ukrainase, të cilat thanë më 2 mars se më shumë se 2,000 civilë ishin vrarë nga sulmet ruse që nga java e kaluar.

Zyra presidenciale e Ukrainës më 4 mars citoi Avokatin e Popullit Darya Herasymchuk duke thënë se 28 fëmijë janë vrarë dhe 64 janë plagosur nga sulmet ruse në qytete në të gjithë Ukrainën.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG