Ndërlidhjet

Biden: SHBA-ja qëndron me Kievin kundër agresionit rus


Takimi në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan, Joe Biden, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, 1 shtator, 2021.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, siguroi homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, se SHBA-ja qëndron me Kievin kundër “agresionit rus”.

Dy zyrtarët u takuan të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara angazhohen fuqishëm për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përballë agresionit rus”, tha Biden, për të shtuar se vendi i tij mbështet edhe aspiratat euro-atlantike të Ukrainës.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Që atëherë, ajo mbështet edhe luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Biden e bëri të qartë se Ukraina është ende larg anëtarësimit në NATO dhe sugjeroi se ky vend duhet të luftojë korrupsionin dhe të realizojë reforma.

Përpara takimit të Bidenit me Zelenskiyn, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të lëshojnë një këst prej 60 milionë dollarësh ndihmë ushtarake për Kievin.

Paketa e re, e cila përfshin raketa më të sofistikuara anti-tank, vjen mbi 400 milionë dollarët që Uashingtoni i siguron Ukrainës për shpenzime vjetore.

Uashingtoni thotë se i ka dhënë Ukrainës më shumë se 2.5 miliardë dollarë qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG