Ndërlidhjet

Talibanët shënojnë përvjetorin e largimit të trupave të huaja nga Afganistani


Një luftëtar taliban në Kabul.
Një luftëtar taliban në Kabul.

Talibanët kanë shënuar të mërkurën përvjetorin e parë të tërheqjes së trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara nga territori i Afganistanit.

Ata kanë mbajtur paradë ushtarake me pajisjet që i kanë lënë mbrapa forcat amerikane.

Kjo ngjarje është zhvilluar në bazën ajrore Bagram në veri të kryeqytetit afgan, Kabulit, e cila është kontrolluar nga forcat amerikane për dy dekada.

Kjo bazë është përdorur për të planifikuar operacione ushtarake kundër talibanëve.

Data 31 gusht është shpallur ditë pushimi nga talibanët, të cilët kanë lëshuar edhe fishekzjarrë në orët e para të mëngjesit.

Talibanët kanë ardhur në pushtet vitin e kaluar, por udhëheqësia e tyre nuk njihet nga asnjë shtet.

Një vit nga kthimi i talibanëve: Rënia e Kabulit në sytë e figurave kryesore
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Përgjatë një viti ata janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për abuzime me të drejta të njeriut, veçanërisht të grave.

Duke folur në këtë organizim, kryeministri i talibanëve, Mullah Hassan Akhund, ka thënë se ata kanë luftuar 20 vjet për këtë ditë.

Megjithatë, ai e ka pranuar se ekonomia e shtetit është paralizuar për shkak të sanksioneve.

Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit më 30 gusht, duke i dhënë fund një evakuimi kaotik.

XS
SM
MD
LG