Ndërlidhjet

Tanket perëndimore, kyçe për Ukrainën që t’i mposhtë forcat ruse

Tanket Leopard 2 - Fotografi ilustruese nga arkivi.
Tanket Leopard 2 - Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ekspertët thanë se tanket e premtuara për Ukrainën nga perëndimi, Leopard 2 dhe Abrams, parashikohet se do t’u japin forcë shtytëse trupave ukrainase në luftën e tyre kundër Rusisë. Mirëpo, sipas tyre, koha dhe numrat janë faktor esencial i tyre, pasi të dyja palët janë duke u përgatitur për sulm për muajt në vijim.

Dërgimi i këtyre tankeve, që njëherësh është një mesazh se perëndimi është aleat i fuqishëm i saj, nuk mjafton për Ukrainën. Ajo, vazhdimisht, ka kërkuar armatim nga SHBA-ja dhe aleatët evropianë, pasi trupat ukrainase janë duke hasur në vështirësi për t’u përballuar sulmeve, të rimarrin territorin e tyre, si dhe të dëbojnë nga vendi i tyre forcat ruse.

Gjermania pranoi të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë, pas një presioni të madh të ushtruar nga Kievi dhe NATO. Dërgimi i këtyre tankeve u ka dhënë dritën e gjelbër edhe shteteve tjera anëtare të NATO-s, si Polonia, për të dërguar gjithashtu tanke të prodhimit gjerman si ndihmë ushtarake në Ukrainë.

Ky vendim erdhi nga Berlini pasi SHBA-ja është duke përgatitur 31 tanke Abrams, sa një batalion, për t’u ndihmuar trupave ukrainase. Gjermania thuhet se kishte kërkuar të lidhte çdo donacion të tankeve Leopard 2 me miratimin e SHBA-së për transferimin e atyre Abrams.

Thuhet se Ukraina është duke u përgatitur për sulm në sezonin e pranverës, ku planifikohet të përdoren tanke të shumta, së bashku me makina të blinduara, artileri, aviacion dhe këmbësori ushtarake.

John Spencer, major i pensionuar i ushtrisë amerikane, njëherësh kryetar i Studimeve të Luftës Urbane në Forumin e Politikave Madison, institut me bazë në Nju Jork që fokusohet në çështjet e sigurisë, tha për Radio Evropa e Lirë se këto tanke janë pikë thelbësore e “gjithë recetës” për t’i dëbuar trupat ruse.

“Atyre iu duhen tanke që do të mund t’i mposhtin shumicën e tankeve ruse”, tha John Spender për REL-in.

Ai shtoi se tanket e prodhimit perëndimor si Leopard 2 dhe Abrams, konsiderohen si superiore, sepse kanë kapacitet më të mirë të gjetjes së shënjestrës, si dhe janë të njohura për stabilititein që kanë, çka u lejon të gjuajnë me korrektësi përderisa janë në lëvizje.

Ekspertët, gjithashtu, thanë se ato janë më të sigurta sesa modelet ruse, të pajisura me dyer të forta kundër shpërthimeve që ndajnë ekuipazhin brenda nga municioni i ruajtur.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë pajtuar të dërgojnë rreth 60 tanke,mirëpo pritet për njoftime të tjera në ditët në vijim.

Së fundi, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojnë 14 tanke beteje Challenger 2 për në Ukrainë.

“Një kërkesë shumë e madhe”

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhniy, tha në dhjetor të 2022-s, se vendit të tij i duhen 300 tanke, 600-700 automjete të blinduara luftarake dhe 500 obusë që t’i zmbrapsin rusët.

Kërkesën e tij një ish gjenerallejtënant amerikan, e cilësoi si "një kërkesë shumë të madhe”.

Analisti ushtarak në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Mark Cancian, tha për Radio Evropa e Lirë, se Ukrainës i duhen së paku 100 deri 150 tanke të prodhimit perëndimor, për të pasur, vërtet, një ndikim në fushëbetejë.

“Është e rëndësishme shkalla, ky numër tankesh që po dërgojnë, nuk do të mjaftojë për të ndryshuar lojën. Do të dallohet shpejt aftësia e forcave të armatosura ruse”.

Sipas Oryx-it, faqe interneti që përdor mjete me burim të hapur për të numëruar pajisjet e shkatërruara, Ukraina para luftës kishte rreth 850 tanke dhe humbi të paktën gjysmën e tyre.

Edhe pse Ukraina nuk e bën publike shifrën e vërtetë të humbjes së tankeve pasi e cilëson si sekret shtetëror, shkatërrimi dhe humbja e tankeve parashikohet të jetë edhe më e madhe.

Në 11 muajt e parë të luftës, shtetet anëtare të NATO-së nga Evropa Lindore, i kanë dërguar si donacione qindra tanke sovjetike Ukrainës, por mundësia e tyre për të ofruar më shumë armatim të tillë, është e limituar. Rrjedhimisht, tanket e prodhimit perëndimor u bënë opsioni tjetër alternativ.

Gjithashtu, NATO-ja ka më shumë kapacitet për të ofruar tanke dhe armatim, pasi tanket e saj përdorin një top prej 120 milimetrash që mund të prodhohet në shtetet anëtare.

Tanket Leopard 2 marrin më pak kohë që të pozicionohen sesa tanket Abrams, për të cilat kërkohet më shumë trajnim. Spencer parashikoi se Ukraina do të ishte në gjendje të përdorte tanket Leopard 2 brenda disa javësh.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, në Evropë janë mbi 2.000 tanke Leopard 2, përfshirë Turqinë, duke e bërë të thjeshtë për vendet që t’i bashkojnë burimet e tyre për të arritur një nivel kritik të mbështetjes.

Mirëpo, disa nga tanket Leopard 2 janë më të vjetra, që nuk janë përdorur me vite dhe kjo do të thotë se ato duhet t'i nënshtrohen mirëmbajtjes dhe përmirësimeve para se të përdoren.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se duhen muaj që 31 Abrams të arrijnë në Ukrainë. Administrata e presidentit Biden kishte hezituar të dërgonte Abrams, sepse turbinat e saj me gaz përdorin karburant avioni dhe kështu do të ishin më të vështira për t'u përdorur, mirëmbajtur dhe furnizuar sesa Leopardët e Gjermanisë.

Historia e tankeve Abrams

Disa tanke M1A1 Abrams duke marrë pjesë në manovra ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në Adazi, Letoni, më 26 mars 2021.

Moska ka thënë se furnizimi i Ukrainës me tanke Abrams do të ishte “provokim flagrant”.
1/10 Disa tanke M1A1 Abrams duke marrë pjesë në manovra ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në Adazi, Letoni, më 26 mars 2021.

Moska ka thënë se furnizimi i Ukrainës me tanke Abrams do të ishte “provokim flagrant”.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Dy tanke M1A1 Abrams, të ushtrisë amerikane, duke lëvizur nëpër shkretëtirë gjatë fazës tokësore të operacionit "Stuhia e Shkretëtirës", më 24 shkurt 1991.

Ndonëse tanket M1 Abrams hynë në përdorim më 1980, "Stuhia e Shkretëtirës" shënoi përdorimin e tyre të parë në luftime.
2/10 Dy tanke M1A1 Abrams, të ushtrisë amerikane, duke lëvizur nëpër shkretëtirë gjatë fazës tokësore të operacionit "Stuhia e Shkretëtirës", më 24 shkurt 1991.

Ndonëse tanket M1 Abrams hynë në përdorim më 1980, "Stuhia e Shkretëtirës" shënoi përdorimin e tyre të parë në luftime.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një grua shqiptare duke dredhur lesh para një tanku amerikan M1 Abrams, i cili ishte pjesë e operacionit të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, para bazës ajrore Rinas, më 12 maj 1999.

Me vend për ekuipazh prej katër personash, Abrams është njëri ndër tanket më të rënda në përdorim, me peshë prej gati 62 tonësh.
3/10 Një grua shqiptare duke dredhur lesh para një tanku amerikan M1 Abrams, i cili ishte pjesë e operacionit të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, para bazës ajrore Rinas, më 12 maj 1999.

Me vend për ekuipazh prej katër personash, Abrams është njëri ndër tanket më të rënda në përdorim, me peshë prej gati 62 tonësh.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Rezervistët e ushtrisë amerikane mbi një tank M1A1 Abrams, në një kamp në Kuvajt, më 16 shkurt 2003.

Abrams i është nënshtruar përmirësimeve të ndryshme, duke çuar në versionet M1, M1A1 dhe M1A2, secili prej të cilëve është avancuar për nga armatimi, mbrojtja dhe elektronika.
4/10 Rezervistët e ushtrisë amerikane mbi një tank M1A1 Abrams, në një kamp në Kuvajt, më 16 shkurt 2003.

Abrams i është nënshtruar përmirësimeve të ndryshme, duke çuar në versionet M1, M1A1 dhe M1A2, secili prej të cilëve është avancuar për nga armatimi, mbrojtja dhe elektronika.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tanket M1A1 Abrams të ushtrisë amerikane duke i zënë pozicionet mbrojtëse gjatë një shkëmbimi zjarri afër pikës kryesore të kontrollit në Falluxha, Irak, më 24 qershor 2004.

Versioni për eksport i tankut Abrams përdoret nga ushtritë e Australisë, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Polonisë dhe Arabisë Saudite.
5/10 Tanket M1A1 Abrams të ushtrisë amerikane duke i zënë pozicionet mbrojtëse gjatë një shkëmbimi zjarri afër pikës kryesore të kontrollit në Falluxha, Irak, më 24 qershor 2004.

Versioni për eksport i tankut Abrams përdoret nga ushtritë e Australisë, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Polonisë dhe Arabisë Saudite.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një tank M1A1 Abrams i ushtrisë amerikane duke lëvizur me shpejtësi nëpër një autostradë irakiane, afër një pike ushtarake kontrolli, në Falluxha, më 1 korrik 2004.

Ushtria amerikane besohet të ketë në përdorim 2.509 tanke Abrams të versioneve të ndryshme, si dhe 3.700 tanke Abrams në magazina.
6/10 Një tank M1A1 Abrams i ushtrisë amerikane duke lëvizur me shpejtësi nëpër një autostradë irakiane, afër një pike ushtarake kontrolli, në Falluxha, më 1 korrik 2004.

Ushtria amerikane besohet të ketë në përdorim 2.509 tanke Abrams të versioneve të ndryshme, si dhe 3.700 tanke Abrams në magazina.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një ushtar amerikan duke mbushur me karburant tankun e tij M1 Abrams, në provincën Helmand, në Afganistan, më 2 shkurt 2011.

Versioni aktual i tankut M1A2 Abrams mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 72 kilometrash në orë, në rrugë të asfaltuara, dhe të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 48 km/h në terrene të tjera. Motori i saj mund të përdorë karburante të llojeve të ndryshme.
7/10 Një ushtar amerikan duke mbushur me karburant tankun e tij M1 Abrams, në provincën Helmand, në Afganistan, më 2 shkurt 2011.

Versioni aktual i tankut M1A2 Abrams mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 72 kilometrash në orë, në rrugë të asfaltuara, dhe të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 48 km/h në terrene të tjera. Motori i saj mund të përdorë karburante të llojeve të ndryshme.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një tank M1 Abrams i forcave irakiane duke avancuar drejt Mosulit, në Irak, gjatë një ofensive për ta rimarrë zonën nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS), më 25 shkurt, 2017.
8/10 Një tank M1 Abrams i forcave irakiane duke avancuar drejt Mosulit, në Irak, gjatë një ofensive për ta rimarrë zonën nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS), më 25 shkurt, 2017.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një tank M1A1 Abrams gjatë stërvitjeve ushtarake në Xhorxhia, SHBA, më 29 mars 2018.

Komandanti i tankut kontrollon një top prej 120-milimetrash, si dhe tre mitralozë.
9/10 Një tank M1A1 Abrams gjatë stërvitjeve ushtarake në Xhorxhia, SHBA, më 29 mars 2018.

Komandanti i tankut kontrollon një top prej 120-milimetrash, si dhe tre mitralozë.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Personeli ushtarak duke shkarkuar tanke M1 Abrams në Bremerhaven, Gjermani, më 21 shkurt 2020.

Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, Mark Hertling, ka vlerësuar se tanket e prodhuara në Gjermani, Leopard 2, mund të mbërrijnë në fushëbetejat e Ukrainës gjatë marsit, përderisa tanket amerikane, të cilat kanë nevojë për mbështetje më të madhe logjistike, mund t’iu dorëzohen forcave ukrainase pas rreth 8 muajsh.
10/10 Personeli ushtarak duke shkarkuar tanke M1 Abrams në Bremerhaven, Gjermani, më 21 shkurt 2020.

Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, Mark Hertling, ka vlerësuar se tanket e prodhuara në Gjermani, Leopard 2, mund të mbërrijnë në fushëbetejat e Ukrainës gjatë marsit, përderisa tanket amerikane, të cilat kanë nevojë për mbështetje më të madhe logjistike, mund t’iu dorëzohen forcave ukrainase pas rreth 8 muajsh.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se do të dërgojë 31 tanke për beteja, të llojit M1 Abrams, në Ukrainë, në atë që autoritetet e Kievit po e cilësojnë hap që mund ta bëjë dallimin në një luftë që ka nisur 11 muaj më parë. Radio Evropa e Lirë i hedh një vështrim të shpejtë historisë së tankeve Abrams dhe veçorive të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Disa ekspertë i kanë hedhur poshtë pretendimet e tilla, duke thënë se forcat e armatosura të Ukrainës kanë demonstruar aftësinë e tyre për t'u përshtatur me pajisjet e reja.

Disavantazhi i operimit të modeleve të shumta të tankeve perëndimore është se Ukraina do të duhet të zhvillojë një zinxhir furnizimi për secilin.

*Video: Artileria perëndimore ndihmon forcat ukrainase në kundërofensivë

Vendimtare për luftë në terrenin e hapur

Zyrtarët amerikanë thanë se tanket perëndimore do të jenë një komponentë kyçe në betejat që do të realizohen në terrenin e hapur në Ukrainën lindore në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjithashtu, Rusia besohet se po përgatitet për një ofensivë në pranverë.
Sipas Spencerit, tanket e betejës janë gjithashtu të rëndësishme në luftën urbane, siç është parë në betejat e ashpra për qytetet e Ukrainës.

"Tanket janë të nevojshme që ukrainasit të avancojnë dhe të rimarrin territorin, sidomos territorin urban. Kjo është beteja", tha ai.

Këto tanke do të përdoren së bashku me mjetet luftarake të blinduara nga perëndimi.

Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s ranë dakord të dërgonin qindra automjete të blinduara luftarake, të njohura si "tanke të lehta" në Ukrainë.
Këto mjete luftarake më së shumti përdoren për t’i transportuar trupat në betejë, dhe vetëm disa prej tyre kanë kapacitet për të shkatërruar tanke të tjera.

Edhe pse vendimi për të dërguar tanke të prodhimit perëndimor japin mesazh të fuqishëm në mbështetje të Ukrainës, këto nuk janë mjetet e fundit ushtarake që Kievi ka kërkuar nga perëndimi.

Ukraina ende po kërkon raketa me rreze të gjatë veprimi nga perëndimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar t’i dërgojnë Ukrainës ATACMS, raketa me rreze të gjatë deri në 300 kilometra, me arsyetimin se dërgimi i tyre mund të çojë në eskalimin e situatës.

Ambasadori amerikan në Ukrainë gjatë viteve 2003-2006, John Herbst, tha se këto raketa me rreze të gjatë janë edhe më të rëndësishme sesa tanket perëndimore, pasi kanë aftësi për të shkatërruar zinxhirin furnizues rus.

“Kur Ukraina do të furnizohet me raketat me rreze të gjatë, depot ruse të furnizimit do të marrin fund. Rusisë do t’i duhej që t’i vendoste trupat e saj më larg vijës së frontit. Nëse rusët nuk i kanë pajisjet, ata nuk do të dërgojnë trupa në betejë”, tha ambasadori.

Cancian nga CSIS-ja deklaroi se gjëja "më e rëndësishme" për Ukrainën është që të vazhdojë ndihma ushtarake nga SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s.

“Ndihma afatgjate është shumë më e rëndësishme se çfarëdo lloji tjetër i ndihmës. Ukraina do të mund të mbijetojë ose të fitojë nëse mbështetja nga perëndimi bie gradualisht”, tha ai.

(Në këtë raport kontribuoi Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë)
Përgatiti: Albina Kastrati
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG