Ndërlidhjet

Të moshuarit dhe konservatorët shpërndajnë më shumë lajme të rreme


Ilustrim
Ilustrim

Përdoruesit e rrjetit social, Facebook të moshës mbi 65 vjeç dhe konservatorët kanë më shumë mundësi që të shpërndajnë lajme të rreme në këtë platformë, në krahasim me personat më të rinj apo me palët tjera më liberale, është thënë në një studim të publikuar të mërkurën.

Studiuesit nga Universiteti Princeton dhe ai i Nju Jorkut kanë analizuar postimet në Facebook të pothuajse 1,200 personave që janë pajtuar të ndajnë informacionet, pas ankthit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Ata më pas kanë krahasuar sa kanë shpërndarë respodentët në Facebook, linqe të sajteve online, të cilat dihet se kanë informacion të rremë, transmeton AFP.

Studimi, i publikuar në revistën Science Advances, ka gjetur që më pak se 8.5 për qind e respodentëve kanë shpërndarë një link nga ndonjë prej këtyre faqeve.

*Video nga arkivi: Fakescape, platforma që lufton "lajmet e rreme"

Fakescape, platforma që lufton "lajmet e rreme"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:31 0:00

Megjithatë, ata që kanë bërë një gjë të tillë e kanë konsideruar vetëm konservatorë.

Në fakt, përdoruesit e moshës mbi 65 vjeçare, pavarësisht lidhje të tyre politike, kanë shpërndarë pothuajse shtatë herë më shumë artikuj nga faqet që kanë lajme të rreme në krahasim me pjesëtarët e moshave nga 18-29 vjeç, kanë përfunduar studiuesit.

“Asnjë karakteristikë tjetër nuk ka ndonjë efekt të madh në shpërndarjen e lajmeve të rreme”, kanë deklaruar autorët e studimit.

“Ka mundësi që një gjeneratë e tërë e amerikanëve, tani në të 60-at apo më shumë, kanë mungesë të nivelit të njohurive në mediat digjitale, aq sa të përcaktojnë besueshmërinë e lajmeve që gjenden në faqe online”, kanë thënë ata.

Autorët, po ashtu, kanë përmendur se edhe problemi i kujtesës gjatë plakjes mund të kenë efektin e vet.

“Prandaj, problemet me moshën ndikojnë në një mënyrë, ashtu që të dëmtojnë ‘iluzionet e së vërtetës”, kanë shkruar ata.

Ky studim ka gjetur se republikanët kanë shpërndarë më shumë lajme të rreme sesa demokratët, dhe sipas ideologjisë, konservatorët kanë qenë më të prekur nga këto lloj lajmesh, andaj këto rezultate sipas studiuesve sikur kanë arsyetur faktin pse lajmet e rreme që janë shpërndarë gjatë fushatës presidenciale më 2016 në SHBA, kanë favorizuar më shumë presidentin aktual amerikan, Donald Trump.

Facebooku është kritikuar për dështim të ndaljes së dezinformatave dhe informacionit manipulues, duke përfshirë edhe lajmet nga disa organizata ruse gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

Liderët e këtij rrjeti social kanë premtuar më shumë transparencë në Kongresin amerikan dhe vende tjera, derisa kjo platformë ka rritur përpjekjet për të gjetur burimin e lajmeve të rreme dhe fushatave për ndikim në çështje të huaja.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG