Ndërlidhjet

Të paktën 15 persona të vdekur nga tërmeti në Ekuador


Një shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Ekuador.
Një shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Ekuador.

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur, si pasojë e një tërmeti 6.7 shkallë të Rihterit, që e ka goditur gjirin jugor të Ekuadorit.

Është raportuar se ndërtesat janë dëmtuar në disa qytete.

Provinca jugore, El Oro është prekur më së keqi, dhe, sipas autoriteteve, 12 persona kanë vdekur aty.

Presidenti Guillermo Lasso, u ka bërë thirrje ekuadorianëve që ta ruajnë qetësinë derisa zyrtarët i vlerësojnë dëmet.

Ai, po ashtu, e ka vizituar një spital në qytetin Maçala për të takuar disa të plagosur.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur Ekuadorin prej vitit 2016, kur gati 700 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG