Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet në Gjermani


Vërshime katastrofike në Gjermani
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:48 0:00

Vërshime katastrofike në Gjermani

Së paku 42 njerëz humbën jetën dhe disa të tjerë mbeten të zhdukur, pas përmbytjeve që përfshinë pjesën perëndimore të Gjermanisë, tha policia.

Landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat.

Së paku katër njerëz humbën jetën edhe në Belgjikën fqinje, ndërsa Holanda u godit rëndë po ashtu.

Përmbytjet vijnë pas reshjeve rekorde në disa pjesë të Evropës.

Malu Dreyer, shefe e policisë në landin Rajnland Falc, i përshkroi ato si “katastrofike”.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz janë ende në rrezik”, tha Dreyer.

“Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në aksion 24 orë dhe po rrezikojnë edhe jetën e tyre”, tha ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, tha se është “e tronditur nga katastrofa”.

“Këtu në Uashington, mendimet e mia janë me njerëzit në vendin tonë”, tha ajo, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

“Nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë - disa në bodrume të shtëpive, disa si zjarrfikës - që përpiqen të shpëtojnë të tjerë. Do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur njerëzit që ende janë të zhdukur”, tha Merkel.

Shkollat u mbyllën në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ndërsa shumë lidhje të transportit u ndërprenë.

Dy zjarrfikës humbën jetën gjatë operacionit të shpëtimit në landin Nordrajn Vesthalen.

Njëri, 46 vjeç, ra në ujë duke tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa tjetri, 52 vjeç, vdiq gjatë operacionit dhe përballjes me stuhinë, tha policia.

XS
SM
MD
LG