Ndërlidhjet

Telekomi i Kosovës, cak i sulmeve kibernetike


Ndërtesa e Telekomit të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Telekomit të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Telekomi i Kosovës bëri të ditur se më 13 shtator është përballur me sulme kibernetike.

Përmes një njoftimi për media, Operatori i shërbimeve mobile, Vala, bëri të ditur se edhe pse “sulmet kanë vazhduar”, Telekomi ka arritur të kthejë shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që institucionet në Kosovë raportojnë se kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ueb-faqet e institucioneve shtetërore kanë qenë cak i një sulmi kibernetik.

Qeveria tha se ky sulm është kryer prej jashtë vendit, por nuk specifikoi më shumë.

Edhe shtetet e tjera të rajonit së fundmi janë përballur me sulme kibernetike.

Shqipëria ka raportuar një të tillë në korrik dhe një në shtator. Për të dyja sulmet, Tirana ka fajësuar Iranin dhe më 7 shtator ka shkëputur raportet diplomatike me Teheranin.

XS
SM
MD
LG