Ndërlidhjet

Të gjithë ushtarët e huaj duhet të largohen në afat, thonë talibanët


Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen.
Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen.

Ushtarët e huaj, të mbetur në Afganistan pas afatit të tërheqjes së NATO-s, do të jenë në rrezik, paralajmëruan talibanët.

Ka pasur raporte se 1,000 trupa kryesisht amerikane mund të mbeten në terren, pas afatit të tërheqjes më 11 shtator, për të mbrojtur misionet diplomatike dhe aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s në Afganistan ka mbaruar, por dhuna në këtë vend vazhdon të rritet, me talibanët që vendosin kontroll në gjithnjë e më shumë territore.

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

Video:

A do t'ia dalë Afganistani pa Amerikën?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:08:53 0:00

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka caktuar 11 shtatorin si afat të fundit për tërheqjen e trupave amerikane, por raportet sugjerojnë se tërheqja mund të përfundojë brenda ditësh.

Derisa forcat afgane po përgatiten të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë, shqetësimet për të ardhmen e Kabulit janë në rritje.

Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, tha se kapja ushtarake e Kabulit nuk është “politikë e talibanëve”.

Por, duke folur për BBC-në nga zyra e talibanëve në Katar, ai tha se asnjë forcë e huaj - përfshirë kontraktorët ushtarakë - nuk duhet të mbetet në Kabul, pasi të përfundojë tërheqja.

“Nëse ata i lënë pas forcat e tyre - kundër marrëveshjes së Dohës - atëherë do të jetë vendim i udhëheqjes sonë se si të veprojmë”, tha Shaheen.

Sipas tij, diplomatët, OJQ-të dhe civilët e tjerë të huaj nuk do të jenë shënjestër e talibanëve.

“Ne jemi kundër forcave të huaja ushtarake, jo diplomatëve, OJQ-ve, punëtorëve dhe ambasadave - populli ynë ka nevojë për ta. Ne nuk do të paraqesim asnjë kërcënim për ta”, tha Shaheen.

Ai mohoi se talibanët kanë luajtur ndonjë rol në rritjen e fundit të dhunës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG