Në Prishtinë, për të dytën ditë me radhë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po teston qytetarët për koronavirus. Testimet po kryhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.
Në radhë për t’u testuar

1
Për të dytën ditë me radhë, qytetarët në Prishtinë mund të testohen për koronavirus, në një tendë të vendosur në sheshin "Zahir Pajaziti".

2
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se më 29 dhe 30 dhjetor, kushdo që dëshiron të testohet për COVID-19 me metodën PCR, mund ta bëjë atë, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

3
Në një njoftim, IKSHPK-ja tha se kjo formë e estimit, po bëhet edhe për të sensibilizuar qytetarët për rëndësinë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

4
Kjo është hera e parë që IKSHPK-ja organizon testime në ambiente të tilla.