Ndërlidhjet

Shpërthimi në Liverpull shpallet incident terrorist


Zyrtar policor në Britani të Madhe. Fotografi nga arkivi.
Zyrtar policor në Britani të Madhe. Fotografi nga arkivi.

Një shpërthim jashtë një spitali në Liverpull ditën e diel, është shpallur incident terrorist nga zyrtarët policorë britanikë.

Një makinë taksi është përfshirë nga flakët afër hyrjes së spitalit, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe duke plagosur shoferin.

Një i vrarë nga sulmi terrorist në Liverpul
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Shoferi është shpallur hero nga kryetarja e Liverpullit, Joanne Anderson, për mbyllje të të dyshuarit brenda në makinë.

Katër burra janë arrestuar në lidhje me incidentin e së dielës.

Pasagjeri në taksi supozohet se ka krijuar një "pajisje të improvizuar shpërthyese", e cila besohet se ka shkaktuar shpërthimin, kanë thënë zyrtarët kundër-terrorizmit.

Zyrtarë kundër-terrorizmit kanë thënë se janë duke hetuar rastin me policinë lokale dhe se janë duke analizuar se çfarë mund të ketë ndodhur.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndjen keqardhje për personat e prekur në këtë incident.

XS
SM
MD
LG