Ndërlidhjet

 Presidenti amerikan, Donald Trump pas themelimit të Bordit të Paqes.
Presidenti amerikan, Donald Trump pas themelimit të Bordit të Paqes.

Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën, Kosova nënshkruese

  • Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë tjerë botërorë morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.
  • Ky bord është pjesë e planit të Trumpit për të rindërtuar Gazën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit.
  • Ceremonia u zhvillua në Davos të Zvicës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
12:31

Kush mori pjesë në ceremoninë nënshkruese?

Presidenti Trump u shoqërua nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Ata ishin:

  • Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud
  • Argjentina — presidenti Javier Milei
  • Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan
  • Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev
  • Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa
  • Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov
  • Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
  • Hungaria — kryeministri Viktor Orban
  • Indonezia — presidenti Prabowo Subianto
  • Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi
  • Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
  • Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev
  • Kosova — presidentja Vjosa Osmani
  • Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
  • Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita
  • Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif
  • Paraguai — presidenti Santiago Pena
  • Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan
  • Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev
13:33

Osmani lartëson aleancën e Kosovës më SHBA-në

Presidentja Vjosa Osmani sapo ka postuar në Facebook një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në përshkrim, ajo shkruan se "Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme".

14:04

Abdixhiku: Çdo hap i përbashkët me SHBA-në e vendos Kosovën në anën e paqes

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes për Gazën, duke u shprehur se çdo hap i përbashkët me SHBA-në e vendos Kosovën në anën e paqes.

Sipas tij, përfshirja e Kosovës në këtë nismë ndërkombëtare të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump, “është një moment që tejkalon secilin lajm ditor”.

“Në një botë gjithnjë e më të fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-të është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta”, shkroi ai në Facebook.

Abdixhiku tha se partia e tij e mbështet këtë hap të Kosovës drejt një kapitulli të ri.

“Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë”, u shpreh ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Fotografi nga arkivi.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Fotografi nga arkivi.
14:45

Trump synon paqen globale përmes Bordit të ri

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas themelimit të Bordit të Paqes - trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare - tha se do të punojë që të sigurojë paqe në mbarë botën.

“Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të Zvicrës.

Për më shumë lexoni artikullin:


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG