Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane e kanë shpëtuar një anëtar të ekipitqë është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15.
“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Pesë javë luftë përmes fotove
1/16Një katolik palestinez mbyll dyert e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem më 29 mars.
Qasja në kishë, që gjerësisht shihet si vendi më i shenjtë në fenë e krishterë, u bllokua nga autoritetet izraelite të dielën, pas kufizimeve për tubime të mëdha gjatë luftës me Iranin. Ky vend i shenjtë më vonë u hap për besimtarët pas kritikave të shumta.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
2/16Një aeroplan i shkatërruar amerikan i llojit E-3 Sentry pas një sulmi ajror iranian në bazën ajrore Princi Sulltan në Arabinë Saudite. Kjo fotografi u publikua më 29 mars.
Vlera e këtij aeroplani vlerësohet të jetë rreth 300 milionë dollarë dhe raportohet se 16 fluturake të tilla aktualisht janë në shërbim të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
3/16Një sulm ajror godet një ndërtesë afër aeroportit të Bejrutit më 31 mars pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të godiste një “ndërtesë të Hezbollahut” në Liban.
Paralelisht me luftën kundër Iranit, konflikti mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, është përshkallëzuar javëve të fundit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
4/16Punëtorët në një fabrikë të qeramikës në Morbi të Indisë. Fabrika është mbyllur që nga fillimi i marsit pasi cisternat indiane të naftës dhe gazit nuk po mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Vetëm në Morbi, qindra fabrika raportohet se kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së naftës, e cila kërkohet për të ngrohur furrat e industrisë së qeramikës së Indisë.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
5/16Disa iranianë duke pritur në një stacion autobusi në Teheran më 31 mars.
Në këtë stacion është vendosur një bilbord që shfaq [duke nisur nga ana e djathtë] portretet e ajatollahëve të Iranit, Ruhollah Khomeinit, që vdiq më 1989, Ali Khameneit, që u vra gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe Mojataba Khameneit, sundimtarit aktual të vendit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
6/16Një burrë vendos dorën mbi një helmetë të një fëmije në një rrugë në Laturn, në Izrael më 1 prill gjatë një sulmi raketor të Iranit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
7/16Një burrë mban në krah një qen, teksa shkon drejt një strehimoreje në Tel Aviv, pas aktivizimit të sirenave, teksa Irani kreu një sulm me raketa në Izrael më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
8/16Një predhë duke fluturuar mbi qiell mbi Ashkelon të Izraelit më 28 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
9/16Një grua duke kaluar pranë një ndërtese të shkatërruar në Teheran më 30 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
10/16Një hebre ortodoks lutet teksa qëndron në një fushë në Laturn të Izraelit, në kohën kur Irani lëshoi raketa drejt Izraelit më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
11/16Aeroplani F-15 i Forcave Ajrore të Izraelit shihet duke fluturuar mbi Izrael më 31 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
12/16Kjo është një pano me mesazhe antiamerikane e vendosur në një nga rrugët e Teheranit më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
13/16Performancë në një parking nëntokësor në Tel Aviv më 31 mars. Ky vend përdoret si strehimore kundër bombave.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
14/16Një grua në Jerusalem qan gjatë funeralit të zhvilluar më 29 mars për shtetasin izraelito-amerikan Moshe Yitzchak Hacohen Katz. Rreshteri 22-vjeçar i ushtrisë izraelite u vra gjatë luftimeve në Liban.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
15/16Ura e autostradës B1, që lidh Teheranin me Karaxhin në provincën Alborz të Iranit, u godit nga dy sulme ajrore amerikane më 2 prill, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mediat iraniane thanë se kjo është ura më e lartë në Lindje të Mesme.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
16/16Një plazh në brigjet e Detit Kaspik në Sorkrud, në provincën veriore Mazandaran të Iranit. Shumë familje janë zhvendosur për shkak të luftës aktuale.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Previous slide
Next slide
Periudha e ultimatumeve të Trumpit ka ndryshuar disa herë në postimet e tij që i ka bërë së fundmi në rrjetet sociale, ose në intervistat e tij.
Në një intervistë më 5 prill për të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, Trump ka thënë se Irani duhet ta hapë ngushticën brenda dy ditësh ose në të kundërtën “do të mbeten pa termocentralet dhe centralet tjera që i kanë në gjithë shtetin”. Fillimisht, Trump ka sinjalizuar se afati i fundit ishte 6 prilli.
Më vonë e ka bërë një postim tjetër: “E martë, ora 8:00 në mbrëmje sipas kohës lindore!”, pa ofruar më shumë hollësi.
Pavarësisht kërcënimeve, Trump ka thënë në një intervistë në Fox News se Teherani është “duke negociuar tani” dhe beson se ka mundësi të mira që të arrihet një marrëveshje në 24 orët e ardhshme.
“Mendoj se ka mundësi të mira për 6 prill. Po negociohet tani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt, po e shqyrtoj shkatërrimin e gjithçkaje dhe marrjen e naftës”, ka shtuar ai.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund “lojës së rrezikshme”, duke e ndalur luftën me Teheranin.
Qalibaf, i konsideruar nga disa në Shtëpinë e Bardhë si partner i mundshëm, e ka akuzuar Uashingtonin përmes një postimi në rrjetet sociale më 5 prill se po bën “hapa të pamatur” në konflikt dhe që “i gjithë rajoni do të digjet”.
Mes tjerash, Trump ka thënë se SHBA-ja u ka dhënë armë protestuesve iranianë “përmes kurdëve”.
“Besoj se kurdët i kanë mbajtur ato”, ka shtuar presidenti amerikan.
Kjo ka qenë referencë për protestat që kanë shpërthyer në fund të dhjetorit në Iran, për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, para se të zgjeroheshin në protesta kundër regjimit në gjithë shtetin.
Dhjetëra mijëra iranianë janë vrarë apo arrestuar në protestat, të cilat janë shtypur me dorë të hekurt nga shteti.
Paralajmërimet e Trumpit vijnë teksa Irani e ka mbyllur pothuajse tërësisht Ngushticën e Hormuzit, prej nga kalon 20 për qind e furnizimeve globale me naftë dhe gaz. Si përfundim, çmimet e energjisë janë rritur në gjithë botën.
Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit ka nisur më 28 shkurt. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa me dronë kundër Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik, dhe në disa raste i ka shënjestruar forcat dhe asetet amerikane.