Ky është një nga vendet më të fotografuara në Ukrainë. Vizitorët udhëtojnë nga e gjithë bota për të parë tunelin e famshëm prej pemësh, që kalon nëpër qytetin e vogël perëndimore të Klevanit. Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, gjatë kohës kur po e vizitonte këtë lokacion, zbuloi se “Tuneli i Dashurisë” i Ukrainës thuhet se mund t’i ndjekë gjurmët e veta që nga koha e tensioneve dhe fshehtësive të Luftës së Ftohtë.
Historia befasuese prapa "Tunelit të Dashurisë"
13
Për 23 vjeçaren Halyna Savchyn, që udhëtoi me shoqen e saj nga qyteti i tyre për këtë fotosesion, tuneli është një burim krenarie për një vend të goditur nga ngjarjet aktuale. "Është diçka e bukur, dhe kjo është e jona".