Gjetja e kufomave të rusëve përgjatë "Rrugës së vdekjes"
Tre muaj pas çlirimit të fshatit Blahodatne në rajonin lindor të Donjeckut, vullnetarët ukrainas po mbledhin eshtrat e ushtarëve rusë që përfundimisht do të shkëmbehen për shokët e tyre, të gjallë dhe të vdekur. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Vullnetarë ukrainas duke bartur trupin e një ushtari rus të vdekur në fshatin Blahodatne në Ukrainën juglindore, më 8 shtator.
Tre muaj pas betejës për çlirimin e fshatit, zona është konsideruar mjaft e sigurt për vullnetarët për të filluar detyrën e tmerrshme të gjetjes së trupave. Rruga për në fshat u quajt "Rruga e vdekjes" për shkak të numrit të ushtarëve rusë të vrarë.

2
Volodymyr, 50-vjeçar (djathtas) dhe një koleg i tij shihen duke bartur trupin e një ushtari rus të vdekur pranë një kamioni të djegur. "Ne do të kërkojmë me sytë tanë. Dhe duke nuhatur nga era", tha ai.
Për t'u siguruar që trupat e të vdekurve të lënë gjatë tërheqjes së forcave ruse të mos jenë ndonjë kurth, ushtarët shpesh përdorin provën me shkopinj për të hetuar trupat.
Për t'u siguruar që trupat e të vdekurve të lënë gjatë tërheqjes së forcave ruse të mos jenë ndonjë kurth, ushtarët shpesh përdorin provën me shkopinj për të hetuar trupat.

3
"Ata lanë të plagosur dhe të vdekur rrugës dhe u arratisën në Urozhajne. Por, ata nuk qëndruan as në Urozhajne për shumë kohë. Pati luftime intensive për Urozhajnen", tha Volodymyr, duke iu referuar një fshati aty pranë që u rimor më vonë.

4
Një ushtar ukrainas shihet duke shpalosur flamurin kombëtar në fshatin e sapoçliruar Blahodatne në këtë fotografi nga arkivi të datës 17 qershor.
Forcat ruse u detyruan të tërhiqen shpejt nga fshati, duke lënë pas shokët e tyre të vrarë gjatë kundërofensivës.
Forcat ruse u detyruan të tërhiqen shpejt nga fshati, duke lënë pas shokët e tyre të vrarë gjatë kundërofensivës.