Ndërlidhjet

Ukraina thotë se forcat ruse janë “shumë larg” nga kapja e Bahmutit


Ushtarët ukrainas në vijën e frontit pranë Bahmutit. 27 mars 2023.
Ushtarët ukrainas në vijën e frontit pranë Bahmutit. 27 mars 2023.

Ukraina tha më 3 prill se forcat ruse ishin "shumë larg" nga kapja e qytetit lindor të Bahmutit dhe se beteja ishte rreth ndërtesës së administratës së qytetit, ku grupi mercenar Wagner pretendoi se kishte ngritur flamurin rus.

"Bahmut është ukrainas dhe ata nuk kanë kapur asgjë dhe janë shumë larg që ta bëjnë këtë”, i tha Reuters me telefon Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i komandës ushtarake lindore.

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës thënë në fund të marsit se forcat ruse kanë shënuar “një shkallë suksesi” në qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bahmut. Ata shtuan se ushtarët ukrainas po vazhdojnë ende betejën disamujore, në të cilën të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, por edhe në palën ukrainase.

Qyteti i Bahmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve që kur ka nisur lufta në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG