Forcat ukrainase ende luftojnë për Bahmutin me gjithë pretendimet e Moskës për fitore
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha se forcat e Kievit kishin bërë disa përparime "në krahët në veri dhe në jug të Bahmutit". Por, ajo pranoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e vetë qytetit dhe vazhduan të "pastrojnë zonat" që zotëronin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Një ushtar ukrainas duke qëlluar me një RPG drejt pozicioneve të armikut nga hendeku i tij.
Moska thotë se kapja e Bahmutit hap rrugën për përparime të mëtejshme në rajonin industrial lindor të Donbasit në kufi me Rusinë. Kievi thotë se përparimi i tij në krahët e forcave ruse është më kuptimplotë sesa tërheqja e tij brenda vetë Bahmutit dhe Rusisë do t'i duhet të dobësojë linjat e saj diku tjetër për të dërguar përforcime për të mbajtur qytetin e shkatërruar.