Forcat ukrainase ende luftojnë për Bahmutin me gjithë pretendimet e Moskës për fitore
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha se forcat e Kievit kishin bërë disa përparime "në krahët në veri dhe në jug të Bahmutit". Por, ajo pranoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e vetë qytetit dhe vazhduan të "pastrojnë zonat" që zotëronin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një ushtar ukrainas tërheq forcat e Moskës nga pozicioni i tij i llogores pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 22 maj. Lufta për kontrollin e qytetit ka vazhduar pavarësisht pretendimeve të Rusisë se ai ka rënë në duart e trupave të Kremlinit.

2
Një ushtar ukrainas duke qëlluar drejt pozicioneve ruse. Më 23 maj, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se forcat ukrainase e kanë në kontroll skajin jugperëndimor të Bahmutit.

3
Një ushtar ukrainas në një llogore në vijën e frontit pranë Bahmutit më 22 maj. Dy ditë më parë, shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se trupat e tij kishin marrë kontrollin e qytetit.

4
Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, shkroi se trupat e Kievit "kontrollojnë periferinë jugperëndimore të qytetit në lagjen "Litak". Ajo tha se forcat e Kievit kishin bërë disa përparime "në krahët në veri dhe jug të Bahmutit", por nuk dha detaje. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t'i verifikojë raportimet nga fushëbeteja.