Forcat ukrainase ende luftojnë për Bahmutin me gjithë pretendimet e Moskës për fitore
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha se forcat e Kievit kishin bërë disa përparime "në krahët në veri dhe në jug të Bahmutit". Por, ajo pranoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e vetë qytetit dhe vazhduan të "pastrojnë zonat" që zotëronin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Lufta brutale për Bahmutin, një qytet që kishte rreth 70.000 banorë para pushtimit rus, ka rezultuar me shumë humbje në njerëz nga të dyja palët.
6
Një ushtar ukrainas pranë vijës së frontit në Bahmut. Tashmë 15 muaj të luftimeve janë cilësuar si një "mulli mishi" nga Prigozhini. Megjithëse ekspertët ushtarakë thonë se qyteti ka pak vlerë strategjike, ai ka marrë një rëndësi të madhe simbolike si për Kievin, ashtu edhe për Moskën.
7
Ushtria ukrainase tha më 23 maj se forcat e saj zmbrapsën 30 sulme ruse gjatë ditës së kaluar në qytet pasi intensiteti i luftimeve në Bahmut u ul, por granatimet vazhduan në zonën përreth tij.
8
Forcat ukrainase thanë se kanë vazhduar të zmbrapsin sulme ruse përgjatë gjithë vijës së frontit Bahmut-Avdijivka-Marinka në rajonin e Donjeckut.