Tri dekada pas shpalljes së pavarësisë së saj, Kroacia më 26 korrik e ka përcjellë me fishekzjarrë hapjen e një ure të rëndësishme, e cila lidh bregun e saj më jugor, përfshirë qytetin e popullarizuar turistik të Dubrovnikut, me pjesën tjetër të vendit, duke shmangur kalimin nëpër Bosnjë e Hercegovinë.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fishekzjarrët ndriçojnë urën lidhëse të Kroacisë
5
Ndërtimi i urës ka kushtuar 525 milionë euro, prej të cilave 357 milionë i ka ndarë Bashkimi Evropian.
6
Ura përbën njërin ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në BE, që e ka ndërtuar Kina.
7
"Vetëm tani po bëhemi pjesë e Kroacisë, sepse populli këtu ka qenë thjesht i izoluar, dhe është detyruar të udhëtojë nëpër dy pika të kalimit kufitar [për të shkuar në pjesën tjetër të vendit]", është shprehur Mario Radibratoviq, kroat që merret me tregti.
8
Smilja Deliq, kroate që jeton në Kanada, ka thënë se ura "nënkupton jetë të re për njerëzit në këtë anë, dhe për njerëzit në anën tjetër, si dhe për njerëzit që fluturojnë drejt Dubrovnikut, të cilët tani do të mund të vinë këtu nëpërmjet rrugës, pa pasur nevojë të kalojnë kufijtë".