Tri dekada pas shpalljes së pavarësisë së saj, Kroacia më 26 korrik e ka përcjellë me fishekzjarrë hapjen e një ure të rëndësishme, e cila lidh bregun e saj më jugor, përfshirë qytetin e popullarizuar turistik të Dubrovnikut, me pjesën tjetër të vendit, duke shmangur kalimin nëpër Bosnjë e Hercegovinë.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Fishekzjarrët ndriçojnë urën lidhëse të Kroacisë

1
Mes fishekzjarrëve shumëngjyrësh, Kroacia ka hapur të martën e 26 korrikut urën që lidh zonat më jugore të saj me pjesën tjetër të vendit.

2
Nëpër Urën e Peleshacit, me gjatësi prej 2.4 kilometrash, automjetet do të munden të qarkullojnë nga e mërkura e 27 korrikut.

3
Ura e Peleshacit do ta bëjë më të lehtë udhëtimin lart e poshtë në bregdetin kroat.

4
Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të kalojnë kufirin në Bosnje e Hercegovinë.