Ndërlidhjet

Urdhri i ushtrisë izraelite për evakuim shkakton panik në Qytetin e Gazës

Një palestineze e zhvendosur qëndron pranë sendeve të paketuara në prag një operacioni ushtarak izraelit, në qytetin e Gazës, 8 shtator 2025.

Ushtria izraelite të martën urdhëroi banorët e Qytetit të Gazës të evakuohen para fillimit të një ofensive të re, një ditë pasi Izraeli paralajmëroi se do t’i shpeshtojë sulmet ushtarake, nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura në Gazë.

Banorët e qytetit me një milion palestinezë e kanë pritur një sulm të tillë prej javësh, qëkurse Qeveria izraelite e përgatiti një plan për t’i dhënë Hamasit një goditje vdekjeprurëse duke ia rrënuar bastionet e fundit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

"U them banorëve të Gazës, shfrytëzojeni këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: ju kemi paralajmëruar: largohuni prej andej!” tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Urdhrat për evakuim shkaktuan panik dhe hutim mes banorëve të qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës.

Disa thanë se nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shkojnë në jug, por shumica pohuan se do të qëndrojnë pasi asnjë pjesë e Gazës nuk është më vend i sigurt.

“Pavarësisht bombardimeve gjatë javës së kaluar, e kemi kundërshtuar largimin, por tani do të shkoj për të qenë pranë vajzës sime”, tha Um Mohammad, një nënë e gjashtë fëmijëve.

Palestinezët në Gazë janë zhvendosur disa herë që nga fillimi i luftës në tetor të vitit 2023, duke lëvizur mes veriut dhe jugut të enklavës bregdetare. Kjo e ka përkeqësuar krizën humanitare, duke shkaktuar edhe zi të bukës.

Ushtria izraelite i ka urdhëruar banorët e Qytetit të Gazës të zhvendosen në zonën jugore Al-Mavasit në Han Junis, të cilën e ka shpallur “zonë humanitare”.

Netanyahu tha se forcat izraelite po grumbullohen në Qytetin e Gazës për një “manovër” tokësore, por deri të martën nuk ka pasur ndonjë përparim të ri të tankeve për thellimin e ofensivës.

Zgjerimi i ofensivës izraelite detyron palestinezët të ikin nga Qyteti i Gazës

Palestinezë të zhvendosur duke u larguar nga Xhabalia me plaçkat e tyre, në një rrugë në Qytetin e Gazës, më 26 gusht.
1/18 Palestinezë të zhvendosur duke u larguar nga Xhabalia me plaçkat e tyre, në një rrugë në Qytetin e Gazës, më 26 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë në rimorkion e një traktori me ndihma të siguruara nga veriu i Rripit të Gazës, duke lëvizur nëpër një rrugë në Qytetin e Gazës, më 29 gusht.
2/18 Palestinezë në rimorkion e një traktori me ndihma të siguruara nga veriu i Rripit të Gazës, duke lëvizur nëpër një rrugë në Qytetin e Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tym i dendur duke u ngritur në qiell, pas një sulmi të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 30 gusht.
3/18 Tym i dendur duke u ngritur në qiell, pas një sulmi të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë të zhvendosur duke ikur përmes Rrugës Detare drejt veriut të Rripit të Gazës, më 30 gusht.
4/18 Palestinezë të zhvendosur duke ikur përmes Rrugës Detare drejt veriut të Rripit të Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ikja e palestinezëve nga veriu, më 30 gusht.
5/18 Ikja e palestinezëve nga veriu, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë duke ikur në kërkim të sigurisë në jugun e Gazës, më 30 gusht.
6/18 Palestinezë duke ikur në kërkim të sigurisë në jugun e Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Ndërtesa të shkatërruara gjatë operacioneve tokësore dhe ajrore izraelite, në veri të Rripit të Gazës, të fotografuara nga Izraeli jugor, më 30 gusht.
7/18 Ndërtesa të shkatërruara gjatë operacioneve tokësore dhe ajrore izraelite, në veri të Rripit të Gazës, të fotografuara nga Izraeli jugor, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë të zhvendosur duke u larguar drejt veriut të Gazës, më 30 gusht.
8/18 Palestinezë të zhvendosur duke u larguar drejt veriut të Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë duke bërë gati plaçkat për t'u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
9/18 Palestinezë duke bërë gati plaçkat për t'u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Familje palestineze duke ikur nga veriu, më 30 gusht.
10/18 Familje palestineze duke ikur nga veriu, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një tank izraelit duke lëvizur përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 28 gusht.
11/18 Një tank izraelit duke lëvizur përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Me automjetet e ngarkuara me plaçkat e tyre, palestinezët iknin drejt jugut, më 30 gusht.
12/18 Me automjetet e ngarkuara me plaçkat e tyre, palestinezët iknin drejt jugut, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një familje duke u zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
13/18 Një familje duke u zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një autoblindë izraelite duke lëvizur nëpër një zonë të Rripit të Gazës, e fotografuar nga Izraeli jugor, më 29 gusht.
14/18 Një autoblindë izraelite duke lëvizur nëpër një zonë të Rripit të Gazës, e fotografuar nga Izraeli jugor, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezë duke ikur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
15/18 Palestinezë duke ikur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Largimi i palestinezëve të zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 28 gusht.
16/18 Largimi i palestinezëve të zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një tjetër familje palestineze duke u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
17/18 Një tjetër familje palestineze duke u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një flamur izraelit duke valëvitur mbi rrënoja në një zonë ë Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 26 gusht.
18/18 Një flamur izraelit duke valëvitur mbi rrënoja në një zonë ë Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 26 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria do të intensifikojë fushatën në një “uragan të fuqishëm”, nëse Hamasi nuk i liron pengjet e fundit dhe nuk dorëzohet.

Marrja nën kontroll e qytetit i komplikon përpjekjet për armëpushim, i cili do t’i jepte fund pothuajse dy vjetëve luftë.

Katar po u bën trysni udhëheqësve të Hamasit t’i “përgjigjen pozitivisht” marrëveshjes së fundit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh gjatë bisedimeve në Doha të hënën, tha një zyrtar për Reuters.

Hamasi tha se ka marrë disa ide nga pala amerikane për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe po diskutonte me ndërmjetësit mënyrat për t’i zhvilluar ato.

Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar të hënën.

Ofensiva e re vjen ndërsa disa vende evropiane, të zemëruara nga bombardimet izraelite në Gazë, kanë deklaruar se do ta njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.

Izraeli e kundërshton krijimin e një shteti palestinez.

Kritikët ndërkombëtarë thonë se plani i Izraelit, i cili përfshin çmilitarizimin e të gjithë Rripit të Gazës dhe kontrollimin e tij, mund t’i thellojë vuajtjet e popullsisë prej 2.2 milionë, ku në disa zona është shpallur zi e bukës.

Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta mposhtë Hamasin, pasi grupi militant nuk pranin t’i dorëzojë armët. Hamasi thotë se nuk do të çarmatoset pa u krijuar një shtet i pavarur palestinez.

Izraeli veçse e mori kontrollin e 75 për qind të Gazës qysh në fillim të luftës, e cila shpërtheu pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku vrau rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbeu 251 të tjerë, sipas shifrave izraelite. Autoritetet izraelite thonë se 20 nga 48 pengjet e mbetura në Gazë janë gjallë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë dhe rrënuar pjesën më të madhe të territorit.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG