Mijëra protestues në New York
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Manhattan të New York-ut, për të vazhduar natën e dytë të protestave për vrasjen e Eric Garner, qytetar me ngjyrë, i cili ishte mbajtur për fyti nga një polic i bardhë. Protestat filluan si shkak i vendimit për të mos denuar zyrtarin policor, duke pasuar me një vendim të thjeshtë për të mos paditur policin që vrau adoleshentin në Ferguson,Missouri. Një numër i madh i arrestimeve janë bërë, përderisa protuestuesit brohoritnin me thirrjen "Nuk mund të marrë frymë", duke cituar fjalët e fundit të adoleshentit Garner.