Ndërlidhjet

Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Tre ushtarë izraelitë janë varë dhe disa të tjerë janë plagosur, nga një person i armatosur afër kufirit me Egjiptin, ka thënë ushtria.

Autoritetet izraelite kanë thënë se një ushtar dhe një ushtare janë qëlluar për vdekje në mëngjesin e së shtunës.

Trupat e tyre janë gjetur, pasi një zyrtar nuk ka arritur t’i kontaktojë.

Sulmuesi i dyshuar më pas është vrarë, derisa një ushtar i tretë izraelit është qëlluar për vdekje gjatë operacionit të kërkimit.

Për këtë incident është raportuar vetëm disa orë pas një operacioni kundër kontrabandimit të drogës në kufi.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, koloneli Richard Hecht, ka thënë se është konfiskuar drogë në vlerë të 400.000 dollarëve amerikanë.

Ai ka thënë se rasti besohet se është i lidhur me të shtënat që janë raportuar më pas.

I pyetur për identitetin e sulmuesit, Hecht u ka thënë se gazetarëve se ai mund të ketë qenë pjesëtar i “grupit xhihadist Shteti Islamik, mund të ketë qenë roje kufitare, kontrabandist”.

Në deklaratën e ushtrisë është thënë se “hetimet janë duke u kryer në bashkëpunim të plotë me ushtrinë e Egjiptit”.

XS
SM
MD
LG