Ushtari i plagosur ukrainas paralajmëron se lufta do të zgjasë
Duke u rikuperuar nga lëndimi për herë të tretë në fushëbetejë, Oleksandr Yabchanka është i shqetësuar se shokët e tij ukrainas po e nënvlerësojnë ashpërsinë dhe perspektivën e një lufte të gjatë me Rusinë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Oleksandr Yabchanka duke qëndruar mes turmës së njerëzve në Lviv më 1 tetor. Pediatri 42-vjeçar dhe ish-këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë është i shqetësuar se ukrainasit mund të jenë duke e futur kokën në rërë gjatë luftës me Rusinë.
"Djema, herët a vonë (lufta) do t'ju arrijë", tha Yabchanka, i cili ishte kthyer në shtëpi, në Ukrainën perëndimore, duke pritur që t'i shërohet këmba e plagosur dhe të kthehet në njësinë e tij.
"Djema, herët a vonë (lufta) do t'ju arrijë", tha Yabchanka, i cili ishte kthyer në shtëpi, në Ukrainën perëndimore, duke pritur që t'i shërohet këmba e plagosur dhe të kthehet në njësinë e tij.

2
Derisa ushtarët rusë dhe ukrainas po vrasin njëri-tjetrin në vijën e parë të frontit, jeta e përditshme duket se vazhdon si zakonisht në kafenetë e Lvivit, si dhe në pjesë të tjera të Ukrainës. Takimet për kafe dhe ndejat ofrojnë pak lehtësi nga sulmet e rralla ajrore dhe raportet për humbjet e civilëve.

3
Njerëzit duke vallëzuar në një festë në ambient të hapur në Kiev më 29 shtator. Jeta e natës në Kiev është e kufizuar për shkak të sulmeve ajrore dhe orës policore që nis në orën 23:00.

4
Ushtarët si Yabchanka janë të shqetësuar se, pavarësisht nga një ndjenjë e gjerë uniteti në mesin e ukrainasve, disa mund të mos e kuptojnë plotësisht realitetin se ky konflikt mund të zgjasë me vite dhe të ketë nevojë për një numër dukshëm më të madh luftëtarësh.