Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapura për vaksinim kundër koronavirusit.
Edhe pse popullata serbe është vaksinuar kryesisht në Serbi, në mesin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këto mjedise, ka konfuzion se ku të vaksinohen.
Elvis Ahmeti nga Kllokoti, komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit, nuk e di se ku mund ta marrë vaksinën kundër koronavirusit, sepse në këtë vend nuk është hapur ndonjë qendër vaksinimi.
Ngjashëm thotë për Radion Evropa e Lirë edhe Bajram Haziri nga Kllokoti.
“Unë mendoj se do ta marr [vaksinën] në Viti [komunën fqinje], sepse nuk ka asnjë qendër në Kllokot”, thotë ai.
Bazuar në të dhënat komunale, në Kllokot jetojnë mbi 4,000 qytetarë - 35 për qind e të cilëve janë nga komuniteti shqiptar.
Radhë të gjata për vaksinim
1/6Në Kosovë, të mërkurën më 12 maj nisi vaksinimi kundër koronavirusit i personave mbi 65 vjeç.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
2/6Pranë sallës "1 Tetori" në Prishtinë, e cila është shndërruar në qendër vaksinimi, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
3/6Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se prioritet në vaksinim do të kenë personat e regjistruar në patformën online e-kosova.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
4/6Në sallën "1 Tetori" po vaksinohen personat nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Lipjani. Koordinatori për vaksinim në këtë qendër, Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
5/6Kosova ka një Plan shtetëror të vaksinimit të ndarë në tri faza. Në fazën e parë u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë. Në fazën e dytë, që nisi të mërkurën, do të vaksinohen personat 65-79 vjeç dhe si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
6/6Më 12 maj, në Kosovë pritet të arrijnë 38,400 vaksina të tjera të AstraZenecas, të cilat shteti i merr donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kosova po ashtu, do të marrë në total 95,000 doza të Pfizerit, si donacion nga Bashkimi Evropian.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
Previous slide
Next slide
Pas tollovisë së krijuar më 14 maj para qendrës së vaksinimit në Prishtinë, ku kishin shkuar edhe qytetarë të komunave të tjera, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e vaksinimit në komunat e tyre, ku do t’i merrnin informacionet e nevojshme dhe do të vaksinoheshin.
Qendra të tilla janë hapur në 29 nga 39 komunat e Kosovës. Në Kosovë janë dhjetë komuna me shumicë serbe dhe, përveç në Novobërdë pranë Gjilanit, nuk është hapur asnjë qendër tjetër imunizimi.
Komunat ku nuk janë hapur qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit, janë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
Transportimi me autobusë i qytetarëve serbë nga Kosova për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në Serbi, në janar, 2021.
Rexhepi: Për shkak të sistemeve të ndara shëndetësore, shqiptarët nga Kllokoti shërohen në një komunë tjetër
Silvia Rexhepi, zëvendëskryetare e Komunës së Kllokotit për çështjet e komunitetit, tha për Radion Evropa e Lirë se kujdesi shëndetësor në këtë vetëqeverisje lokale nuk funksionon sipas sistemit të Kosovës dhe se shqiptarët vaksinohen në Vitinë fqinje.
“Ne edhe injeksionet, insulinën, në Viti i marrim. Të gjithë e dinë këtë”, tha Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, dhe drejtori i Departamentit të Shëndetësisë, Goran Marinkoviq, nuk kanë qenë në dispozicion për ndonjë deklaratë rreth temës së vaksinimit që kryen sistemi shëndetësor i Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, tha se qyteti ka marrë rreth 200 vaksina nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe se me to do të vaksinohen kryesisht qytetarë të komunitetit shqiptar, sepse “serbët tashmë janë vaksinuar”.
“Ka filluar [vaksinimi] i njerëzve mbi 80 vjeç, kështu që në terren po punon personeli i ngarkuar shëndetësor. Në çdo rast, vaksinimi ka filluar në mesin e njerëzve që duan, kryesisht njerëz nga komuniteti shqiptar”, tha Ivanoviq.
Pleurat Sejdiu, nga Oda Mjekësore e Kosovës, nuk deshi të komentojë faktin e moshapjes së qendrave të vaksinimit në komunat me shumicë serbe, duke thënë se kjo është “çështje politike”.
Ministria nuk përgjigjet se përse në mjediset serbe nuk janë hapur qendrat e vaksinimit
Radio Evropa e Lirë i dërgoi kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë me pyetjen se përse në komunat me shumicë serbe nuk janë hapur qendra për vaksinimin e qytetarëve, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka pasur përgjigje.
Emini: Serbëve u dërgohet mesazh i keq
Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos, vlerësoi se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës po shënon dështim pas dështimi kur bëhet fjalë për procesin e imunizimit.
Me moshapjen e qendrave të vaksinimit në komunat me shumicë serbe, sipas saj, dërgohet një mesazh shumë i keq për serbët.
“Nëse Qeveria e Kosovës supozon se serbët e Kosovës do të vaksinohen në Serbi ose nga ana e Serbisë, kjo është edhe më keq. U dërgohet mesazh i qartë se nuk mund t’iu sigurojë ndihmën themelore”, tha Emini për Radion Evropa e Lirë.
Me këtë veprim, shtoi ajo, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës vetëm se po i shtyn serbët e Kosovës larg, në vend se t’i afrojë.
Emini tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së pushtetit në muajin mars, në disa raste ka thënë se do të angazhohet për një dialog të brendshëm me serbët e Kosovës. Qeveria e tij “po e bën të kundërtën tani”, tha ajo.
Kosova, deri më tani, ka marrë rreth 60,000 vaksina AstraZeneca nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë - i cili synon të shpërndajë vaksina në vendet e varfra - si dhe mbi 7,000 doza të vaksinës Pfizer, si donacion nga Bashkimi Evropian.
Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, institucionet shëndetësore funksionojnë me sistemin e Serbisë, kështu që serbët nga Kosova janë vaksinuar në qytete në Serbi që nga fundi i vitit të kaluar.
Qytetarët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës, vaksinohen në Rashkë. Ata të Anamoravës shkojnë në Bujanoc, ndërsa ata të Kosovës qendrore në Kurshumli.
Qytetarët serbë nga Kosova presin për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në Kurshumli, Serbi, më 28 janar, 2021.
Deri më tani, rreth 15,000 serbë të Kosovës kanë marrë dozën e parë të vaksinës në këto qytete, ndërsa 12,300 janë vaksinuar me dy doza.
Këto të dhëna i posedon Instituti i Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, i cili funksionon me sistemin e Serbisë.
Institucionet shëndetësore që veprojnë sipas sistemit të Kosovës, kanë filluar imunizimin në fund të marsit, duke vaksinuar punëtorët shëndetësorë, njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe të sëmurët kronikë.
Aktualisht, në zhvllim e sipër është faza e dytë e imunizimit, në kuadër të së cilës vaksinohen njerëzit e moshës 65-79 vjeç, stafi mësimdhënës dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e situatës pandemike.
Në fazën e tretë do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se është planifikuar imunizimi i 50-70 për qind të popullsisë.
Deri në mesditën e së enjtes, numri i të vaksinuarve ka kaluar 54,000.
Komunat me shumicë serbe në Kosovë janë formuar pas procesit të decentralizimit në vitin 2008, i cili ishte paraparë me Planin e Ahtisaarit - një dokument mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.