Ndërlidhjet

Vdes presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli


Presidenti i Parlamentit Evropian.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka thënë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

Sassoli ka vdekur më 11 janar në një spital në komunën Aviano të Italisë, ka thënë Cuillo.

Më 10 janar, Parlamenti i BE-së ka konfirmuar se politikani italian i qendrës së majtë, është shtrirë në një spital në Itali prej 26 dhjetorit.

Përmes një deklarate, është thënë se “shtrirja në spital ka qenë e domosdoshme për shkak të komplikimeve serioze të nxitura nga mosfunksionimi i sistemit imunitar”.

Sassoli ka qenë anëtar i Parlamentit të BE-së prej vitit 2009.

Më 2019, ai është zgjedhur president i Parlamentit me bazë në Strasburg, pas propozimit të bërë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe grupi i demokratëve.

Mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij muaji, dhe ai nuk pritej që të kandidonte për një mandat të dytë.

XS
SM
MD
LG