Ndërlidhjet

DNV: 96% e vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes


Sipas vëzhguesve, 96 për qind e Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes.

Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin zgjedhor të 17 tetori në Kosovë tha në njoftimin e saj mëngjesin e së dielës se 80 për qind e Qendrave të Votimit janë të qasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike ndërsa nuk është hasur në materiale propaganduese në perimetër prej 100 metra nga Qendrat e Votimit.

Sipas vëzhguesve, 96 për qind e Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID-19 në fuqi janë vendosur në 95 për qind të Qendrave të Votimit në nivel vendi.

“Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 95 për qind të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 50 për qind”, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se siguria e procesit zgjedhor është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve: Kosova voton

XS
SM
MD
LG