Ndërlidhjet

Tetë persona të vdekur pas rrëzimit të hotelit në lindje të Kinës


Pamje të operacionit të shpëtimit, pas rrëzimit të hotelit në Kinë.
Pamje të operacionit të shpëtimit, pas rrëzimit të hotelit në Kinë.

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe fati i nëntë të tjerëve nuk dihet ende, pas rrëzimit të një hoteli në Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait, në provincën lindore Jiangsu, kanë thënë autoritetet më 13 korrik.

Hoteli Siji Kaiyuan është rrëzuar papritur më 12 korrik pasdite, kanë thënë autoritetet.

Deri më tani, 14 persona janë shpëtuar, 13 prej të cilëve të plagosur, ka thënë Qeveria lokale.

Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, përfshirë edhe qentë dhe ekspertë për tërmete, ka thënë qyteti.

Shkaku i rrëzimit të hotelit nuk është bërë i ditur.

Autoritetet e provincës kanë bërë thirrje për inspektime rreth sigurisë, për të parandaluar incidentet e ngjashme që po ndodhin gjithandej.

XS
SM
MD
LG