Ajo që filloi si një hobi -- dhe një mënyrë për të ofruar mundësi më pak të kushtueshme të të mësuarit për fëmijët e tij -- do të shndërrohej me kalimin e viteve në një kërkim obsesiv për tingullin e përsosur, duke i sjellë vlerësim ndërkombëtar këtij mjeshtri të punimit të instrumenteve me harqe, që ndryshe njihen edhe si lutistë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nga furçat, te harqet: Në kërkim të tingullit të përsosur
5
Prodhimi i violinës është "shumë kompleks, delikat dhe kërkon njohuri thelbësore", si dhe mjete dhe materiale specifike, shpjegon Bogdanovski. Ai shton se kur filloi rrugëtimin e tij si mjeshtër violine, “nuk kishte internet apo YouTube, si sot. Literatura që kisha ishte shumë e varfër”.
6
"Ju duhet të zhyteni në vetë profesionin -- ndërtimi i instrumentit, ndërtimi i tingullit -- duke harmonizuar gjithçka që e bën instrumentin të krijojë tingullin më të mirë", shpjegon ai.
Një nga materialet më të rëndësishme është druri "shumë akustik", si bredhi dhe panja, që për fat të mirë të Bogdanovskit, gjendet afër në malet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Një nga materialet më të rëndësishme është druri "shumë akustik", si bredhi dhe panja, që për fat të mirë të Bogdanovskit, gjendet afër në malet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
7
Elementi i fundit vendimtar për ta bërë violinën të këndojë është harku, të cilin Bogdanovski e quan "një kapitull i veçantë i tij" në procesin e mundimshëm të prodhimit të një violine.
"Kërkon njohuri për teknologjinë më të lartë, rrëshira, vajra esencialë dhe balsame. Këto gjenden në zona të ndryshme; ato duhet të blihen, mblidhen dhe të studiohet karakteri i tyre në mënyrë që të bëhet një hark që është elastik, i fortë dhe i qëndrueshëm”, shpjegon ai.

8
Ndërsa cilësia e mjeshtërisë së Bogdanovskit u përmirësua dhe fëmijët e tij u rritë në violinistë mjeshtër të cilët luanin në instrumentet e punuara me duart e babait të tyre, fjala u përhap në mesin e muzikantëve kryesorë. Ata udhëtonin nga larg për të shkuar në punishten e tij - ose për të rregulluar violinat e tyre ose për të blerë një nga të punuar nga vetë ai.
“Arsyeja është tingulli i mirë dhe fjala e mirë udhëton larg”, thotë ai.
“Arsyeja është tingulli i mirë dhe fjala e mirë udhëton larg”, thotë ai.