Nga gjuetarët e shqiponjave në Kazakistan deri te një revolucion paqësor në Armeni, këto janë disa nga imazhet më të spikatura të vitit 2018 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
2018: Viti në syrin e fotografëve të REL-it
5
Një gjahtar kazak i shqiponjave merr pjesë në konkursin kombëtar të gjuetisë në Uralsk të Kazakistanit, më 25 shkurt. (Pyotr Trotsenko, RFE/RL)
6
Dzinara Alimbekava, fituese e medaljes së artë në biatlon në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, më 27 shkurt. Biatlon është sport olimpik që kombinon skijimn nordik dhe qitjen me pushkë. (RFE/RL)
7
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, takon zyrtarët e qarkut Suat në Pakistan, më 31 mars. Malala u kthye në Pakistan më 29 mars, për herë të parë qysh në vitin 2012, kur është dërguar në Britani, pasi është plagosur nga talibanët. Ajo është qëlluar për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave. (Niaz Ahmad Khan, RFE/RL)
8
Lumi Prypyat përmbyt rajonin Homel në Bjellorusi, 4 prill. (RFE/RL)