Nga gjuetarët e shqiponjave në Kazakistan deri te një revolucion paqësor në Armeni, këto janë disa nga imazhet më të spikatura të vitit 2018 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
2018: Viti në syrin e fotografëve të REL-it
1
Punëtorë para një shtëpie në Khandiga të Rusisë, më 2 shkurt. (Amos Chapple, RFE/RL)
2
Një protestuese ndjek një marshim të organizuar nga Lëvizja e Forcave të Reja e politikanit opozitar, Mikheil Saakashvili, në Kiev të Ukrainës. Mijëra vetë marshuan më 4 shkurt, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. (Serhii Nuzhnenko, RFE/RL)
3
Pionerët e rinj gjatë një parade në Minsk të Bjellorusisë më 8 shkurt. (Uladz Hrydzin, RFE/RL)
4
Studentët protestojnë në Tbilisi për të kërkuar përmirësime në kodin e punës në Gjeorgji, më 14 shkurt. (Mzia Saganelidze, RFE/RL)