Nga gjuetarët e shqiponjave në Kazakistan deri te një revolucion paqësor në Armeni, këto janë disa nga imazhet më të spikatura të vitit 2018 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
2018: Viti në syrin e fotografëve të REL-it
13
Snajperistët mbajnë në vëzhgim një ndërtesë mbi Sheshin e Republikës në Jerevan të Armenisë, më 8 maj, derisa qytetarët festojnë zgjedhjen e udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian. (Amos Chapple, RFE/RL)
14
Një shërbim përkujtimor në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë, më 3 maj, për dy gazetarët e vrarë të shërbimit afgan, Sabawoon Kakar dhe Abadullah Hananzai, dhe të gazetares tjetër, Maharram Durrani, e cila ka qenë në trajnim në REL. Tre gazetarët janë vrarë në një sulm terrorist në Kabul më 30 prill. (Lucie Steinzova, RFE/RL)
15
Policia arreston protestues në Almati të Kazakistanit, më 10 maj. Dhjetëra persona u ndaluan teksa bënin thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në shtetin e Azisë Qendrore. (Assylkhan Mamashuly, RFE/RL)
16
Tatarët e Krimesë luten në shpatet e maleve Çatir-Dah në Krime, më 13 maj. Më shumë se 1,000 vetë përkujtuan viktimat e dëbimit të tatarëve të Krimesë gjatë sundimit të diktatorit sovjetik, Josef Stalin, në vitin 1944. (RFE/RL)