Nga gjuetarët e shqiponjave në Kazakistan deri te një revolucion paqësor në Armeni, këto janë disa nga imazhet më të spikatura të vitit 2018 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
2018: Viti në syrin e fotografëve të REL-it
21
Një grua qan mbi arkivolin e një viktime të masakrës së Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë, më 10 korrik. Tridhjetepesë viktima të reja u identifikuan këtë vit. Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në masakrën e vitit 1995. (Midhat Poturovic, RFE/RL)
22
Demonstruesit bëjnë thirrje për lirimin e regjisorit ukrainas të filmit, Oleh Sentsov, dhe të të burgosurit tjetër, Olesandr Kolchenko, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, më 13 korrik. Kolchenko dhe Sentsov u arrestuan në Krime, në vitin 2014, pasi ky rajon u aneksua nga Rusia. Një gjykatë ruse në vitin 2015 i ka dënuar ata për "ekstremizëm". Dy të arrestuarit dhe mbështetësit e tyre thonë se akuzat janë të motivuara politikisht. (Serhii Nuzhnenko, RFE/RL)
23
Një natë e ndritshme pranë Liqenit Kol-Suu në Kirgizi, më 18 korrik. (Bektur Stamkulov, RFE/RL)
24
Një stacion i metrosë në Tashkent të Uzbekistanit, më 9 gusht. (Amos Chapple, RFE/RL)