Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.
Kosova më 2025 në sytë e fotoreporterëve të REL-it
1
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë kremtimit të Ditës së Forcës në kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë, më 27 nëntor, 2025. FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri. Vendi ka derdhur mbi 400 milionë euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për FSK-në në vitet e fundit.
2
Një grua ia tregon gishtat e mëdhënj të duarve një komisionari zgjedhor teksa përgatitet të hyjë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, në Prishtinë.
Ato zgjedhje nuk dhanë fitues absolut, duke e zhytur vendin në krizë institucionale dhe duke nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare në fundvit.
Ato zgjedhje nuk dhanë fitues absolut, duke e zhytur vendin në krizë institucionale dhe duke nxitur zgjedhje të parakohshme parlamentare në fundvit.
3
Një zyrtar zgjedhor vështron kutitë me fletëvotime në një qendër numërimi në Prishtinë, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Dështimi i partive për ta formuar një qeveri të shumicës nënkuptoi se Kosova mbajti zgjedhje parlamentare dy herë brenda vitit 2025.
Dështimi i partive për ta formuar një qeveri të shumicës nënkuptoi se Kosova mbajti zgjedhje parlamentare dy herë brenda vitit 2025.
4
Një grua në muzeun e fëmijëve të luftës në Prishtinë. Ky muze - i pari i tillë në Kosovë - u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS).
Mbi 1.000 fëmijë u vranë në luftën e viteve 1998- '99 në Kosovë, ndërsa 109 fëmijë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Mbi 1.000 fëmijë u vranë në luftën e viteve 1998- '99 në Kosovë, ndërsa 109 fëmijë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.