Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.
Kosova më 2025 në sytë e fotoreporterëve të REL-it
9
Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, tregon artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës, të cilat nuk kanë një muze të vetin për t'i ruajtur.
Ai tregon se shumica e artefakteve që posedon Instituti i Mjekësisë Ligjore, janë gjësende të gjetura gjatë vetë gërmimeve në varreza masive. Rroba, krehër, shkrepësa, kartmonedha, shishe të foshnjave e lodra të fëmijëve… Të gjitha këto gjësende kanë kaluar nëpër duart e Grajqevcit ndër vite.

10
Arton Brahimi vështron pasojat e zjarrit shkatërrues në pronën e tij në Kçiq të Madh. Zjarri ia shkrumboi ahurin dhe dhjetëra shpendë gushtin e 2025-ës, duke e lënë pa burime financiare jetike.
Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut shkaktuan dëme të mëdha në prona, male dhe ara.
Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut shkaktuan dëme të mëdha në prona, male dhe ara.
11
Rafet Berisha duke hedhur mbeturina në kontejnerët e stërmbushur në Fushë Kosovë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë në shtator se trotuaret janë të bllokuara nga makinat, ndërsa grumbuj mbeturinash shihen pothuajse në çdo lagje.
Menaxhimi i keq i mbeturinave është ndër telashet e përditshme që përballen banorët e kësaj komune pranë kryeqytetit.
Menaxhimi i keq i mbeturinave është ndër telashet e përditshme që përballen banorët e kësaj komune pranë kryeqytetit.
12
Disa fëmijë luajnë të lumtur në një lagje ku banon një numër i madh i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, në Mitrovicën e Jugut. Radio Evropa e Lirë vizitoi këtë lagje në fund të tetorit, duke vënë në pah vështirësitë me të cilat përballen këto komunitete në Kosovë në jetën e tyre të përditshme.