Ndërlidhjet

VMRO-DPMNE me strategji kundër reformave


Nikolla Gruevski me bashkëpartiakët e tij në Kuvendin e Maqedonisë, foto nga arkivi
Nikolla Gruevski me bashkëpartiakët e tij në Kuvendin e Maqedonisë, foto nga arkivi

Njohësit e çështjeve politike thonë se faktori ndërkombëtar nuk do të tolerojë vonesat që i bëhen realizmit të reformave në Maqedoni, të parapara në planin e Qeverisë së Maqedonisë, të njohur si plani 3-6-9, që në vete ngërthen reformat në administratë, gjyqësor, media etj.

Kuvendi nuk po arrin të punojë me dinamikën e paraparë për shkak të mungesës së deputetëvetë opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, e cila nuk merr pjesë as në debatin që po realizohet për buxhetin e shtetit si dhe Ligjin e gjuhëve, i cli mundëson një shtrirje më të madhe të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

VMRO-DPMNE nuk po merr pjesë në punën e Kuvendit të Maqedonisë për shkak të arrestimit të deputetëve të kësaj partie.

Ligjvënësit e arrestuar të partisë opozitare akuzohen për përfshirje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend.

Nga kjo parti thonë se janë të fokusuar në zgjedhjen e liderit të ri të partisë në kongresin e jashtëzakonshëm që është caktuar të mbahet më 23 dhjetor.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka theksuar se institucioni ligjvënës do të punojë normalisht edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, sepse në Kuvend ka një shumicë parlamentare, megjithëse ai ka nënvizuar se duhet të pritet të kalojë kongresi i jashtëzakonshëm i VMRO-DPMNE-së, kur pritet të zgjidhet kryetari i ri kësaj partie, me ç`rast do të merret dhe vendimi deputetëve të opozitës maqedonase për të bojkotuar ose e jo punimet e Kuvendit.

Por, njohësi i çështjeve politike,Alajadin Demiri për Radion Evropa e Lirë thotë se shumica parlamentare edhe mund t’i kalojë ligjet për të cilat nevojitet shumicë e thjeshtë, por shton se pa një debat në të cilin do të përfshihet dhe opozita, zbatimi i të njëjtave ligje do të jetë shumë vështirë.

Kjo sipas tij, do të shkaktojë ngecje edhe në realizmin e detyrimeve që ka marrë Maqedonia, në drejtim të përmbushjes së detyrimeve, si kusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

“Të gjitha ligjet që janë në procedurë parlamentare ose duhet të futen në bazë të planit qeveritarë 3-6-9, duke filluar nga verifikimi i dorëheqjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe anëtarëve të rinj të këtij institucioni sepse tash s`kemi KSHZ.Pastaj kemi ligjet e tjera, siç është Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe më shumë ligje të tjera që kanë shenjën evropiane është vështirë të kalojnë pa pjesëmarrjen e opozitës maqedonase”.

“Këto ligje edhe mund të votohen nga shumica parlamentare pa pjesëmarrjen e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, por në atë rast do të jetë shumë i vështirë zbatimi i tyre. Që do të thotë se kemi të bëjmë me një situatë skajshmërisht të komplikuar, kështu që edhe ligjet për të cilat nevojitet shumicë e thjeshtë do të jenë vështirë të kalueshme. Kjo e sjell Maqedoninë në një situatë të vështirë, duke e shtyrë kah një krizë e re“, thotë Demiri.

Në këtë drejtim, Mitko Gaxhovski thotë se pavarësisht ngecjeve dhe vonesave që ndjekin realizimin e planit të qeverisë 3-6-9, përkatësisht ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, administratë dhe media, me rëndësi sipas tij është të lihet hapësirë për arritjen e një ‘bashkëjetesë’ mes pushtetit dhe opozitës, që është i mundshëm vetëm pasi në krye të VMRO-DPMNE-së do të vi një njeri që interesat shtetërore do t’i vendos para atyre partiake.

“Personalisht mendoj se arritja e një bashkëjetese mes pushtit dhe opozitës është e mundur, dhe për këtë më mirë është pritet qoftë edhe nëse kemi vonesa. Pra, duhet të pritet zgjedhja e liderit të ri të VMRO-DPMNE-së dhe kjo parti të stabilizohet , dhe ligjet të shtyhen për një kohë gjersa të zhvillohen proceset në partin opozitare por jo të pritet gjatë", thotë Gaxhovski

Ndërkohë, koordinatori i grupit parlamentar i socialdemokratëve Tomisllav Tuntev parti kjo që drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për Radion Evropa e Lirë ka thënë se një dinamikë më e theksuar e punës së Kuvendit, pritet në fillim të javës së ardhshme, kur dhe do të miratohet një pjesë ligjeve me shenjë evropiane, përfshirë këtu dhe zgjedhjen prokurorit të ri të Maqedonisë, me qëllim që t’i hapet rruga luftës kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG