Ndërlidhjet

Njerëzit duke pritur për të votuar brenda një vendvotimi në Beograd më 25 tetor.
Njerëzit duke pritur për të votuar brenda një vendvotimi në Beograd më 25 tetor.

Drejtpërdrejt Serbia në pritje të rezultateve të para, policia ruan institucionet në Beograd

E përditësuar
  • Në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku garuan 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Kuvendit.
  • Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë dhe para qendrave të votimit u panë radhë të gjata.
  • Gjatë ditës u raportuan për parregullsi zgjedhore dhe incidente të tjera, teksa policia bllokoi qendrën e Beogradit.
  • Në zgjedhje garoi ish-presidenti Aleksandar Vuçiq me partinë e tij Lista Përparimtare Serbe. Rivalja kryesore e listës së Vuçiqit vlerësohet të jetë Lista Studentore.
  • Partitë shqiptare u bashkuan në një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.
18:21

Cilat janë pritjet e qytetarëve?

Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Radhë të gjata para vendvotimeve Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Radhë të gjata para vendvotimeve
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:38 0:00
18:11

Policia bllokon qendrën e Beogradit, forca policore në kampin e mbështetësve të pushtetit

Forca policore dhe automjete për shpërndarjen e demonstratave janë vendosur në parkun pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd, ku prej më shumë se një viti e gjysmë qëndrojnë mbështetës të pushtetit, në një kamp me tenda të njohur si “Çacilend”.

Policia bllokoi pasditen e së dielës pjesën qendrore të qytetit. Rruga pranë parkut, ku ndodhen ndërtesat e Presidencës dhe të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, është mbyllur për automjete dhe këmbësorë.

Nuk ka një shpjegim zyrtar për këtë masë, ndërsa policët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se zona është mbyllur për “arsye sigurie”.

18:10

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Avokati i Popullit në Serbi tha se ka pranuar një sërë ankesash nga qytetarët,kryesisht të lidhura me konflikte dhe incidente afër qendrave të vendvotimeve, përfshirë pretendime të sulmeve ndaj më të moshuarve.

Ai dënoi “çdo formë të dhunës ndaj të moshuarve, si dhe sulmet ndaj anëtarëve të familjeve të politikanëve gjatë zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht nga cila parti janë”.

Komisionari për Mbrojtje dhe Barazi, Millan Antonijeviq, raportoi në X për Euronews se nëna e Aleksandar Vuçiqit u sulmua në një vendvotim.

Në Pançevo, një grup i personave të maskuar kanë sulmuar disa të rinj para një qendre votimi, kanë raportuar mediat lokale.

Sipas një videoje të publikuar nga Pancevo.city, personat e maskuar me shufra hekuri sulmojnë të rinjtë dhe njëri prej të rinjve shihet i gjakosur në fytyrë.

Polica serbe, ndërkaq, gjatë ditës ka ndërhyrë në një lagje të Novi Sadit ku u mblodhën qytetarë. Disa persona thanë se kanë parë njerëz me para dhe zarfe.

Është raportuar edhe për ofendime dhe presion ndaj vëzhguesve zgjedhorë.

17:57

Komisioni Republikan Zgjedhor del me shifra të reja të pjesëmarrjes në zgjedhje

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor të Serbisë pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00 është 56.38 për qind.

Deri në periudhën e njëjtë kohore, në zgjedhjet paraprake parlamentare të mbajtura më 2023, dalja në zgjedhje ishte 42.36 për qind.

Kryetari i Komisionit, Vlladimir Dimitrijeviq, tha se procesi i votimit po zhvillohet mirë.

Megjithatë, ai shtoi se ka pasur “incidente të vogla dhe parregullsi”.

Sipas Dimitrijeviqit, qendrat e votimit po zgjedhin incidentet kur munden, në të kundërtën po ndërhynë policia.

Ai vlerësoi se policia ka reaguar në mënyrën e duhur dhe se votimi po vazhdon pa pengesa.

Sa u përket ngjarjeve që kanë ndodhur jashtë qendrave të votimit, sipas Diminitrijeviq, nuk është përgjegjësi e punëtorëve zgjedhor, duke shtuar se prokuroria dhe policia po marrin masat e nevojshme.

Votimet për zgjedhjet e Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Votimet për zgjedhjet e Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë.


Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG