Ndërlidhjet

Njerëzit duke pritur për të votuar brenda një vendvotimi në Beograd më 25 tetor.
Njerëzit duke pritur për të votuar brenda një vendvotimi në Beograd më 25 tetor.

Drejtpërdrejt Nis mbyllja e qendrave të votimit në Serbi, policia ruan institucionet në Beograd

E përditësuar
  • Në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku garuan 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Kuvendit.
  • Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë dhe para qendrave të votimit u panë radhë të gjata.
  • Gjatë ditës u raportuan për parregullsi zgjedhore dhe incidente të tjera, teksa policia bllokoi qendrën e Beogradit.
  • Në zgjedhje garoi ish-presidenti Aleksandar Vuçiq me partinë e tij Lista Përparimtare Serbe. Rivalja kryesore e listës së Vuçiqit vlerësohet të jetë Lista Studentore.
  • Partitë shqiptare u bashkuan në një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.
18:42

Policia te transmetuesi publik serb

Zyrtarë policorë janë parë në hyrjen e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), që gjendet në rrugën Takovska, të Beogradit, sipas reporterëve të Radios Evropa e Lirë.

Zyrtarët policorë janë parë në një park afër ndërtesës së Parlamentit, teksa trafiku është ndaluar në qendër të Beogradit, ku gjendet edhe selia e Presidencës dhe Komisionit Republikan Zgjedhor.

Policia në ndërtesën e RTS-së.
Policia në ndërtesën e RTS-së.


18:38

Kongresisti Wilson: I shqetësuar nga raportimet për dhunë të mundshme nga Qeveria   

Kongresisti amerikan, Joe Wilson, shprehu shqetësim lidhur me mundësinë e përdorimit të dhunës në Serbi nga Qeveria.

“Teksa qytetarët serbë po votojnë në numra rekorde, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se Qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë forcën kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë që të mbetet paqësore”, shkroi kongresisti republikan Wilson në X.

Kongresisti Joe Wilson. Fotografi nga arkivi.
Kongresisti Joe Wilson. Fotografi nga arkivi.
18:29

Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për incidentet e dhunshme

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha se është “thellësisht i shqetësuar” për incidentet e dhunshme të raportuara në disa vendvotime në Serbi,

Në një postim në rrjetin social X, ai tha se qytetarët e Serbisë duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votimit në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa institucionet kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë atyre që marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha von Beckerath.

Një qendër votimi në Kragujevc të Serbisë.
Një qendër votimi në Kragujevc të Serbisë.
18:26

Arrestohen personat që sulmuan gazetarët

Personat që sulmuan gazetarë në Vranjë janë arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë në Serbi, raportoi agjencia Fonet.

I.K (57 vjeç) dhe D.A (28 vjeç) nga fshati Pavllovac janë arrestuar për sulmin ndaj redaktorit të portalit InfoVranjska, Mihajllo Stojkoviq, dhe gazetares së “Vecernje novosti”, Jellena Stojkoviq.

Prokuroria tha se personat e arrestuan ofenduan gazetarët, tentuan t’ua vidhnin telefonat dhe hodhën gurë drejt tyre.

Gazetarët raportohet se kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të lehta.

Të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë dhe më pas prokuroria do t’i marrë në pyetje dhe do t’i njoftojë për akuzat ndaj tyre.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG